Të jesh talent në akademitë e klubeve është diçka speciale, por kur ku edhe një ngjashmëri me Messin padyshim që është diçka më tepër se aq. I tillë është edhe rasti i 16-vjeçarit të Porto-s, Francisco Conseiçao, i cili ka rënë se tepërmi në sy në Portugali.
Mëngjarashi është 1 e 70 cm i gjatë, vetëm 3 cm më shumë se Messi dhe lëvizjet e tij tregojnë se ka një ngjashmëri të madhe me ‘pleshtin’. Padyshim që më unike këtë krahasim e bën këmba e majtë, duke patur parasysh faktin që edhe lëvizjet me top ngjasojnë së shumti me ‘yllin’ argjentinas.
Ndërkohë ajo që e bën më të habitshme është ngjashmëria në pamje, ku padiskutim flokët bëjnë diferencën.
Franciso prej disa ndeshjesh është pjesë edhe e kombëtares U-17 të Portugalisë, ku ka rënë në sy për nivelin dhe cilësinë e lartë të lojës.
(Kliko ketu per te shikuar video)