TIRANE - Bashkia e Tiranës ka tentuar sot rreth orës 22:00 të mbrëmjes të shembë një kioskë pranë Fakultetit të Juridikut, por ka hasur në rezistencën e pronarit të saj të deritanishëm i cili donte ta rindërtonte objektin.

Në krye të aksionit sipas gazetares sonë Bora Shahini e ndodhur në vendngjarje është kreu i Inspektoriatit ndërtimor Florenc Hoxha. Vendimi i ketij te fundit per t'u paraqitur me policine e mjetet ne kete ore te vone te se shtunes ka shkaktuar rezistencen e pronareve te dyqanit, duke shkaktuar zhurma dhe shqetesim per te gjithe banoret e zones.

Pronari i kioskës ka kundërshtuar vendimin duke pretenduar pronësinë dhe paraqitur dokumentacion e pronesise.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Avokati i Popullit Igli Totozani i cili ka thënë se deri tani nuk kanë paraqitur asnjë urdhër për prishjen e objektit.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje këto ditë, gjë që e ka komunikuar edhe vetë Hoxha. Por ne disa raste kamera e A1Report, e sinjalizuar nga qytetaret e Tiranes, ka deshmuar se ndertimet pa leje ne Tirane lulezojne: te paprekshem jane miqte dhe njerez prane kryebashkiakut Lulzim Basha. Madje keta te fundit mund te ndertojne dhe disa kate pallatesh pa leje, pa i prekur njeri.

Ndersa Florenc Hoxha, aktualisht Drejtor i Inspektoriatit te Ndertimit prane bashkise se Tiranes, me pare kishte rolin e kreut te policise bashkiake, ku disa here, sidomos gjate nates, eshte filmuar duke keqtrajtuar pjesetare te komunitetit Rom, ndersa mblidhnin shishe plastike, duke siguruar buken e gojes.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)