Florenc Hoxha mësyn tregun në
mbrëmje, policia e largon

Florenc Hoxha mësyn tregun në<br />mbrëmje, policia e largon
TIRANE- Rikonstruksioni i tregut të fruta-perimeve, tek ish-uzina Dinamo, është kthyer në “mollë sherri” mes Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Inspektoriatit Ndërtimor e vetë tregtarëve. Këta të fundit kanë nisur rikonstruksionin e tij, por bashkia i ka pezulluar punimet pasi ata nuk kanë marrë më parë leje.
 
Forcat e Komisariatit nr.4 të kryeqytetitt kanë larguar mbrëmë vonë nga ambientet e tregut shefin e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë, Florenc Hoxha. Ai rezulton të ketë thyer urdhërin e pezullimit të ndërhyrjes së bashkiakëve, që u lëshua dje nga Drejtoria e Policisë së Shtetit e Qarkut Tiranë. Në orët e vona ai ka shkuar të prishë objektin, ndonëse ishte ndaluar një gjë e tillë nga policia e shtetit. Të revoltuar, tregëtarët e Uzinës Dinamo kanë dëmtuar një automjet të Inspektoriatit Ndërtimor.

Qëndrimi dhe instistimi i Florenc Hoxhës për të vijuar me prishjen e konstruksionit metalik të ndërtuar në treg, ka irrituar tregtarët dhe ka shkaktuar përplasje fizike fillimisht mes policisë bashkiake dhe tregtarëve dhe më pas mes inspektorëve dhe vetë policisë së rendit. Ja dëshmia e një tregtari dhënë mbrëmë për gazetarin e Tv "A1 Report", Granit Sokolaj.

“Hoxha lajmëroi makinat që të vinin me ustallarë dhe hynë me forcë në tregun e e “ish-Uzinës Dinamo” në orën 20:00-21:00, por nuk e lejoi askush. Ofendoi dhe shau rojet e tregut. Pas konflikit, ndërhyri edhe policia e rendit. Pati përplasje fizike mes tregtarëve dhe policisë bashkiake, dhe më pas mes policisë së rendit dhe policisë bashkiake”, tha tregtari.

Rikonstruksioni i tregut të fruta-perimeve nga ana e vetë shoqatës së tregtarëve te uzina “Dinamo” ka degjeneruar dje gjithë ditën në përplasje fizike mes policisë bashkiake, inspektorëve urbanistikë të bashkisë dhe 200 shitësve në këtë zonë.

Është dashur ndërhyrja e policisë së shtetit për të normalizuar situatën. Në fakt që para një jave, shoqata e tregtarëve ka nisur rikonstruksionin e tregut, duke ndërtuar konstruksione metalike të ndara për çdo tregtar, si dhe ndërrimin e çatisë, me qëllim përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare. Por përpara katër ditësh punimet janë pezulluar nga policia bashkiake, me pretendimin se shoqata nuk ka aplikuar për leje. Në të vërtetë shoqata nuk ka aplikuar për leje, por drejtuesit e saj justifikohen se procedurat për leje kanë shumë burokraci dhe dyshojnë nëse bashkia do u jepte ndonjëherë leje për përmirësimin e situatës, pasi vetëm një muaj më parë, ajo u kërkoi që të mbyllnin tregun dhe të shkonin tek tregu që bashkia kish ndërtuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Edhe pas këtij bllokimi ata kanë vijuar sërish punimet, por të enjten pasdite janë paraqitur sërish inspektorët e bashkisë dhe i kanë vënë në dijeni për aksionin e djeshëm. Në këtë situatë gjatë paradites së djeshme ata kanë shkuar në bashkinë e Tiranës dhe kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun Basha, por edhe pse kanë pritur për rreth dy orë nuk i ka pritur njeri.

Ndërkohë që gjatë mesditës, te tregu i ish-uzinës Dinamo, ka shkuar Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë, i drejtuar nga Florenc Hoxha, i shoqëruar edhe nga Policia Bashkiake për prishjen e konstruksioneve metalike. Por kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të tregtarëve të cilët janë konfrontuar edhe fizikisht me bashkiakët. Menjëherë pas acarimit të situatës ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila i ka kërkuar palëve të qetësohen dhe të pezullohet prishja deri në verifikimin e dokumentacionit.

Ka qenë zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës, Pandi Sulla, i cili ka shkuar personalisht tek tregu dhe ka urdhëruar ndërprerjen e prishjes së konstruktit metalik. Ai i ka kërkuar Florenc Hoxhës të ndërpresë prishjen dhe të bëhen bisedime në tryezë mes palëve.

Vendimi i zv.drejtorit të policisë u duartrokit nga të gjithë tregtarët. Pavarësisht nga kjo kryeinspektori vajti natën për të prishur objektet, u konfrontua me tregtarët, derisa u largua në uniformat blu.

Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë