Flori dhe Adrijani, përballja e
armiqve në finale e Videofest

Flori dhe Adrijani, përballja e <br />armiqve në finale e Videofest
Përballjet mes artistëve nuk janë asnjëherë të lehta, por përballja mes Flori Mumajesit dhe Adrian Gaxhës do të jetë edhe më e vështirë, duke pasur parasysh konfliktin në të cilin u përfshinë të dy së fundmi.

Për ata që nuk janë të azhornuar, Flori Mumajesi dhe Adrian Gaxha janë tashmë armiq të betuar, pas deklaratës së kantautorit shqiptar në programin “Thumb”, ku tha se Adriani nuk është këngëtar, por një fenomen i ‘showbiz’-it.

flori adrian gaxha

Deklaratë e cila u pasua më tej me një status të artistit maqedonas, ku e quante gay kantautorin e talentuar shqiptar, krijues i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare. Për të parë se si do të jetë përballja e tyre në publik, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim finalen e madhe të “Videofestit” më 4 qershor.

Këngëtarët konkurrojnë në 16 kategori

Katër qershori është data që kanë zgjedhur për të mbajtur galanë e përvitshme organizatorët e “Videofestit Muzikor” në Prishtinë. Eventi më i rëndësishëm i muzikës në Kosovë shënon këtë vit edicionin e tij të 11-të dhe në të, ashtu siç ka ndodhur në dekadën paraardhëse do të garojnë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Janë plot 16 kategoritë, në të cilat do të garojnë këngëtarët më ‘in’ të momentit, për të shpallur në fund të mbrëmjes edhe një fitues në të gjitha fushat e konkurrimit.

Festivali i klipit në Kosovë mbledh bashkë artistë nga e gjithë shqiptaria në një sallë të vetme. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në festival emra të rëndësishëm të muzikës si: Flori Mumajesi, Vedat Ademi, Kaltrina Selimi, të cilët do të garojnë mes njëri-tjetrit në më shumë se një kategori. “Videofesti Muzikor” tërheq jo pak vëmendje në media edhe për shkak të parakalimit të yjeve në tapetin e kuq, që i jep këtij kompeticioni një ngjyrim ndërkombëtar. Për herë të parë gjatë këtij viti ky festival do të vijë edhe tek publiku shqiptar përmes ekranit të “Vizion Plus…


Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur