Filmi i cili po thyen rekordet e shikueshmërisë ‘’La La Land’’, në sfond të një fragmenti të tij dëgjohet melodia e këngës ‘’Me fjalë të vogla’’ të këngëtarit shqiptar Flori Mumajesi.
Këtë gjë e ka bërë me dije vetë kompozitori i njohur Flori, i cili ka ndarë me fansat e tij këtë moment jo pak të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Me fjalë të vogla… Mu desh ta shikoja për ta pranuar se energjia është në ajër… Ështe aty për ty MUZIKE…#mefjaletevogla”,-janë fjalët e këngëtarit Flori Mumajesi në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që Flori Mumajesi pretendon që këngë të ndryshme kanë tinguj të ngjashëm me krijimet e tij.
Më herët ai ka akuzuar "The Weeknd" me pretendimin se kënga me titull “Six feet under” ka tinguj të vjedhur nga kënga “Nallane”.
Por meloditë e Florit duket se nuk “kopjohen” vetëm jashtë Shqipërisë. Në një tjetër rast këngëtari ka pretenduar se kënga “Ngjyra e kuqe” e Adrian Gaxhës kishte disa nota të njëjta me “Tallavanë” e Mumajesit.
Kjo është kolona zanore e filmit “La La Land”, melodi në të cilën do mund ta gjykoni vetë në gjenden apo jo notat e këngës së Florit.
Video e postuar nga Flori MumajesiKëtë gjë e ka bërë me dije vetë kompozitori i njohur Flori, i cili ka ndarë me fansat e tij këtë moment jo pak të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Me fjalë të vogla… Mu desh ta shikoja për ta pranuar se energjia është në ajër… Ështe aty për ty MUZIKE…#mefjaletevogla”,-janë fjalët e këngëtarit Flori Mumajesi në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që Flori Mumajesi pretendon që këngë të ndryshme kanë tinguj të ngjashëm me krijimet e tij.
Më herët ai ka akuzuar "The Weeknd" me pretendimin se kënga me titull “Six feet under” ka tinguj të vjedhur nga kënga “Nallane”.
Por meloditë e Florit duket se nuk “kopjohen” vetëm jashtë Shqipërisë. Në një tjetër rast këngëtari ka pretenduar se kënga “Ngjyra e kuqe” e Adrian Gaxhës kishte disa nota të njëjta me “Tallavanë” e Mumajesit.
Kjo është kolona zanore e filmit “La La Land”, melodi në të cilën do mund ta gjykoni vetë në gjenden apo jo notat e këngës së Florit.
Pas postimit të Florit në Instagram kanë reaguar edhe fansat e këngëtarit të cilët e përgëzojnë por nuk mungojnë edhe kritikat.
“Looot...Justin Hurwitz ka mbaruar në Harvard, ai s’ka nevojë për dy tinguj nga muzika jote...”
“Do të të pëlqente të ishte kënga jote @iamflorimumajesi. Është vite drite larg asaj që "kompozon" ti! Pyet njëherë Justin Hurwitz”, shkruajnë lexuesit.