Florian Marku do të ndeshet me 2 prill në orën 20:00 me boksierin Kris Xhenkins. Në seancën tradicionale të peshimit para sfidës së nesërme gjakrat janë nxehur mes 2 boksierëve, me Markun, i cili pas provokimeve të kundërshtarit ka reaguar duke i vendosur duart të fyt atij.
Në video shihet sesi 2 boksierët pas një shkëmbimi fjalësh mes njëri-tjetrit fillojnë të afrohen, me Xhenkins që simbolizon shenjën e një puthje ndaj Markut.
Pas këtij veprimi kampioni kuqezi ka reaguar ashpër duke shkaktuar një situatë në të cilën u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy boksierët./ Panorama. sport