Agjencia Amerikane Hapësinore NASA ka lëshuar më në fund anijen kozmike që është projektuar të shërbejë si një kapsulë për të dërguar njerëz në Hënë ose në Mars, një nga misionet më të rëndësishme për dekada të tëra, duke sfiduar kështu edhe parashikimet e motit.
Fluturimi i njohur me emrin “Orion” do të bëjë një udhëtim të shkurtër rreth Tokës për të provuar kapacitetin e pajisjeve teknologjike. NASA ka lëshuar gjithashtu dhe një dron në këtë zonë për të kapur video në momentet e zbritjes së kapsulës.
Agjencia e hapësirës e konsideron këtë provë si një moment tepër të rëndësishëm dhe shpreson në suksesin e anijes bazuar nga kushtet klimatike dhe siguria teknike e të gjithë sistemit të avancuar të përdorur për funksionimin e saj.
Orion do të sillet 2 herë rreth tokës dhe do të hyjë sërish në atmosferë me një shpejtësi nisje prej rreth 30,000 kilometrash në orë, e njëjtë me nisjen e një kapsule që vjen nga hëna. Ky mision është një nga projektet më të rëndësishme për NASA-n në dekada. Ekspedita e fundit e agjencisë hapësinore përtej tokës ishte fluturimi Apollo në 1972.
Mjeti në formë konike është një shëmbëlltyrë e anijes së Apollos që dërgoi njerëz në hënë në vitin 1960-të dhe 1970-të, por më e madhe dhe me një sistem formues më të mprehtë.
/Shqiptarja.com

VIDEO