Florida, qeni i zhdukur prej ditësh vjen vetëm në shtëpi dhe i bie ziles (VIDEO)

Athena është një pastor gjerman në Florida dhe kishte humbur për plot nëntë ditë, duke lënë familjen e saj të shqetësuar dhe të dëshpëruar. Ajo ishte zhdukur më 15 dhjetor.

Fletushka në lagje, kamera rreth shtëpisë dhe thirrje të dëshpëruara në rrjetet sociale e mbanin gjallë shpresën për gjetjen e saj, por netët pa të dukeshin të pafundme, sipas pronarëve.

Pastaj, në orët e para të 24 dhjetorit, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Ishte rreth orës 2:30 të mëngjesit kur, papritur, zilja e derës filloi të bjerë. Familja, gjysmë e përgjumur, kontrolloi kamerën e sigurisë të lidhur me zilen. Dhe aty, para derës së shtëpisë, ishte Athena.

Brooke, pronarja e saj, nuk mund t’i besonte syve. “Kërceva nga shtrati dhe vrapova drejt derës - tregoi ajo. - Ishte si një tronditje. Ishte vërtet ajo! Ishte kthyer në shtëpi vetë, sikur të dinte saktësisht ku të shkonte dhe si të na njoftonte se kishte arritur.”

Pamjet nga kamera tregojnë Athenën që shtyp butonin e ziles me hundë, sikur të ishte një veprim i natyrshëm për të. Edhe Liam, djali i Brooke-s, pati një zgjim të paharrueshëm.

“Po flija në divan dhe u zgjova me të që më lëpinte fytyrën,” tha ai me një buzëqeshje. “Ishte dhurata më e bukur e Krishtlindjeve që mund të merrja ndonjëherë.”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve

Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve