Florije Peçi poston fotot e vajzës
në Facebook, tani 3,5 muajshe

Florije Peçi poston fotot e vajzës<br />në Facebook, tani 3,5 muajshe
TIRANË - Vajza e Florije Peçit, Gadiela gëzon shëndet të plotë dhe tashmë është bërë 3 muaj e gjysmë. Këtë e tregojnë më së miri fotot e postuara në rrjetin social Facebook prej saj dhe të motrës.
 
Studentja e mbijetuar nga aksidenti tragjik i Himarës e solli në jetë vajzën e saj më 4 qershor të këtij viti.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 21 maj të vitit 2012, ku humbën jetën 13 vetë, si edhe u plagosen 26 të tjera.
 
Florije Peçi ngeli shtatzënë në periudhën 24-26 shtator të 2012 gjatë kohës, kur cilën Florija po kurohej në një spital në Austri. Sipas grupit hetimor tashmë është sqaruar, se e mbijetuara e aksidentit tragjik është përdhunuar, kur po mjekohej në qendrën e rehabilitimit në Almustër të Austrisë.

Zbulimi i shtatzënisë u bë papritur në janar të 2013, ngjarjen e të cilës e denoncoi familja e Florijes në prokurori. Në muajin korrik Prokuroria e Tiranës nisi dosjen me gjithë provat e mbledhura në shtetin austriak.

Por sot, edhe pse kanë kaluar pothuajse tre muaj e gjysmë nga lindja e vajzës, ende nuk dihet se kush është babai i saj. 

Pavarsisht kësaj, komentet në rrjetin social tregojnë se ashtu si vajza, Gadiela edhe Florija gëzojnë shëndet të mirë. Ardhja e saj në jetë ka sjell një gëzim dhe jeta e tyre ka marrë një rrjedhe ndryshe, që duket se është shumë pozitive.
 
E cilësojnë si mrekulli, si një engjëll të zbritur në tokë. Ne mësojmë se motra e Flories është ajo që kujdeset çdo ditë për to, ndërsa vetë Florija është përmirësuar nga dita në ditë.

Florije Peçi
(Në foto: Motra e Florije Peçit me mbesën, Gadielën).

Florije Peçi
(Në foto: Vajza e Florijes, Gadiela).
Florije Peçi
 (Në foto: Vajza e Florijes, Gadiela).

 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur