TIRANË- Jo vetëm fëmijët, por breza të tërë prindërish e njohin atë që ka lënë kujtime të pashmangshme në teatrin e kukullave.41 vite të karrierës së saj ia ka dedikuar atyre.
Florinda Mazreku ose Cuci ia ka dedikuar jetën kukullave dhe për të kthyer pas shiritin e këtij filmi të bukur në jetën e saj profesionale,ajo erdhi në “Esencë”. Asaj të gjithë i thërrasin Cuci dhe me ose pa alter ego ajo është njeriu që pasionin për jetën dhe profesionin e ka të shprehur në çdo dimension të qënies së saj.
U përlot sapo nisi të na rrëfente se gjithë jeta e saj ka qenë e lidhur me kukullat, madje dhe shtëpia e saj, në asnjë moment nuk ka kuptim pa to.
Një takim rastësor me regjisorin Piro Milkani në Teatrin Popullor, kur ky i fundit i kërkon një kinoprovë për një rol në film,ishte një prej atyre momenteve që do ta poziciononte ndryshe në kinema. Dhe kështu erdhi roli i saj në filmin e 1974-ës “Shtigje Lufte”.
Teksa kujton që ka kaluar një fëmijëri plot sakrifica,përmend edhe faktin që ky profesion dhe jeta në teatrin e kukullave është për të një përmbushje jo vetëm profesionale.
“Fëmijët që duartrokisnin,më jepnin dritë,sytë e tyre si prozhektorë të vegjël ishin për mua gjithçka”- rrëfen Florinda mes lotëve.
Një surprizë që e shtoi instensitetin e emocioneve ishte dhe mesazhi që mikesha e saj regjisorja Klaudia Hila,i dërgoi Florindës.
Një moment që e ka plotësuar jetën e aktores është patjetër familja e saj,bashkëshorti djali dhe vajza,por një dobësi për nipërit e bënë Florindën të përlotej në studio nga mesazhet e tyre për gjyshen e dashur. Në një përvjetor martese e bija Xhenis i organizoi një dasmë surprizë,si për të rivlerësuar edhe njëherë dashurinë dhe përkushtimin e prindërve të saj ndër vite por edhe lidhjen e fortë mes familjes.
B.K./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
39%
-
Jo
58.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 8763
Lajme të tjera
-
Profesionet më joshëse, diskutimi në ‘Esencë’ ! Regjisorja: Bota e aktrimit, larmi eksperiencash! Trajneri i sportit: Suksesi është gjithnjë tundim
30 Mars, 13:30
-
Marrëdhëniet e dashurisë në kohët e sotme, këngëtarja, Xhesika Polo në ‘Esencë’: Nuk bëj kompromis mbi lirinë time me asnjë partner
29 Mars, 08:00
-
Jeta e një ‘rebeli’, fotografi Feliks Bilani në ‘Esencë’: Do braktis aparatin kur të fotografoj sytë e lexuar të një femre
24 Mars, 20:01
-
Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? Debate në 'Esencë'
22 Mars, 20:09
-
Esencë/ Gara shpejtësie për 'like', Eksperti: Policia s’ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social! I ‘famshmi’ i Tik-Tok: Shpejtësia për fat të keq është trend
21 Mars, 20:20
-
Shkrimtare, gazetare dhe politikane, Diana Çuli tregon në ‘Esencë’ një jetë mes librash dhe kujtimesh: Gjyshërit kanë shënjuar fëmijërinë time
17 Mars, 20:27
-
Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë
15 Mars, 20:09
-
'Esencë'/ Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (VIDEO)
14 Mars, 21:22
-
'Një zë më tha, ti nuk do vdesësh', Beqir Potka rrëfehet në Esencë: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt 89’
10 Mars, 18:58
-
7 marsi, 3 mësuese në ‘Esencë’ rrëfejnë eksperiencën e tyre dhe marrëdhëniet me nxënësit
7 Mars, 21:07
-
Publik dhe jetë private? Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të ‘sikletshme’
28 Shkurt, 20:34
-
Eniana dhe Ismet Drishti rrëfehen në ‘Esencë’: Luftuam gjatë për dashurinë! Familja nuk e pranonte lidhjen tonë (VIDEO)
24 Shkurt, 22:19