Florjan Binaj: Politikanët aktorë banalë, na kanë keqqeverisur. Për 28 vite mund të ishim bërë Monte Karlo

 “Shfaqja” e një dite më parë në parlamentin e Shqipërisë ka shkaktuar jo pak kritika nga publiku i gjerë. Por veç qytetarëve edhe aktorët e humorit, ata që shpesh imitojnë politikën, duket se janë të indinjuar nga qëndrimi i ligjvënësve në kuvend. I tillë ishte dhe reagimi i Florjan Binaj, një prej aktorëve më të njohur të spektaklit të famshëm të humorit “Portokalli” i cili tha se madje ndjehet fajtor për votën e dhënë ndaj klasës politike ndër vite.

Realisht ajo që ishte dje ishte një shfaqje e turpshme, që mua më vjen turp që lekët e taksapaguesve shkojnë për ata njerëz që bëjnë shfaqje të tilla në vend që të merren me popullit dhe hallet e tij. Është për të ardhur jashtëzakonisht keq. Unë ndjehem fajtor që aq sa kam kontribuar me votën time, megjithëse kam 3 zgjedhje që...(nuk votoj). Unë përpiqem në Portokalli që tja zhvesh atë guaskën që ata i vënë vetes së tyre. Nuk janë aktorë më të mirë, janë aktorë më banalë, shumë banalë, jashtëzakonisht banalë.

Florjan Binaj, aktor

I pyetur ndërkaq se çfarë e zhgënjen më shumë në realitetin shqiptar, Binaj tha se thuajse gjithçka dhe fajin për këtë e kanë pikërisht ata që kanë keqqeverisur vendin.

Gjithçka, ne mund të ishim bërë për 28 vjet nuk e di, Monte Karlo. Saranda mund të ishte bërë Monte Karlo, Durrësi mund të ishte bërë, Shkodra po ashtu. Nuk na mungon asgjë. Ne kemi resurse natyrore pafund dhe është tipike që vendet që kanë resurse janë më të varfra se ato që nuk kanë. Dhe kjo ka ndodhur se këtu cddo gjë shitet, edhe jeta jonë shitet. Jemi keqqeverisur pafund. Ata që kanë ardhur pas viteve 90, por edhe ata përpara, nuk kanë patur për asnjë moment dëshirën për ta bërë këtë vend. Prandaj ne jemi këtu, dhe themi kur do bëhet, nuk do bëhet ky vend.

Florjan Binaj, aktor

Duket se zhgënjimi i Binaj me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria është aq i madh saqë aktori, pavarësisht suksesit që po përjeton veçanërisht vitet e fundit, e pranoi hapur se e ka menduar largimin.

Nëse gjërat vazhdojnë me këtë hap që kanë nisur, nuk do jetë e largët që unë mendoj largimin sepse nuk mendoj më për veten time por për fëmijët. Ku do rriten fëmijët e mi? Nëse unë u mësoj atyre çfarë është nderi, respekti, ndfërgjegja, janë gjëra që nuk pijmë më ujë në këtë realitet. Në këtë realitet janë më të famshëm dhe vlerësohen ata që vjedhin, fëmijët e vjedhësve etj me radhë se sa ndershmëria. Pra a ja vlen që të unë ti krijoj zhgënjime fëmijës tim në të ardhmen. Kështuqë më mirë diku duke qëruar patate apo qepë, se sa këtu. Dhe fëmijët e mi të rriten në një vend ku vlerësohen vlerat se sa në një vend ku nuk hyn ai që e meriton por ai i atij, asaj, një mik që na do të mirën. E mendoj vërtetë.

Florjan Binaj, aktor

Aktori Florjan Binaj ne studion e Rreze Dielli

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Atje: 07/02/2019 13:07

    Po mor ke te drejte .... se dhe Monte Karlos 28 vite o duheshin per tu bo Monte Karlo..... Po ti mor sa ke dal nga shpellat.... do me u bo monte karlez... bou qytetar ihere e mos e shit voten per thes mjell.... mos voto si fis per pd e ps.... e pastaj bo qytetrim....

    Përgjigju
  • redu: 03/02/2019 20:29

    Flor Binaj percaktimi jot per keta palo politikan nuk do koment . Shume i sakte por shoresa vdes w fundit thone

    Përgjigju
  • Fani i madh: 01/02/2019 19:16

    Per ata qe gjoja qeverisin e qe jane 'jashteqitja e popullit shqiptar' ke TE DREJTE, SHUME TE DREJTE, po per aq sa jeton aty, mos bej gabim te ikesh nga Portokallia. 'Disa' duan qe ta shperbejne Portokalline, aeresyet une i di, po kam frike ti them hapur, po fakti eshte se me menyrat e tyre diabolike, (se te djallit jane), i larguan 'ata te tre', tani po ta rrotullojne edhe ty, pa permendur shume e shume para tyre, qe ti i din me mire.... Mos e bej ate GABIM!

    Përgjigju
  • Justice: 01/02/2019 17:56

    Je djale i rralle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë