Flota sekrete ruse hyn në Mesdhe po shkon drejt ngushticës së Siçilisë, afër detit Jon

Flota sekrete ruse hyn në Mesdhe po shkon drejt ngushticës së Siçilisë, afër detit Jon

Një flotilje ruse ka hyrë në Mesdhe dhe pas pak orësh do të kalojë Kanalin sicilian, afër detit Jon, shkruan La Repubblica. Janë tre anije ushtarake që nisen nga veriu i thellë, me një ngarkesë luftarake sa sekrete aq edhe delikate. Dy anije nuk ishin projektuar për operacione transporti por se misioni i tyre i zakonshëm është zbarkimi i trupave dhe mjete sulmuese.

 Megjithatë, tani, në skenarin e tensionit global, mitralozat dhe raketat me rreze të shkurtër veprimi në dispozicion të tyre shërbejnë për të zvogëluar rrezikun e befasive armiqësore dhe sabotazhit.

Javët e fundit, Moska ka marr masa të jashtëzakonshme sigurie për transferimin e pajisjeve drejt portit sirian të Tartusit, nga ku më pas shpesh ato shkojnë në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Së pari shmangin Detin e Zi, sepse preferon një rrugë më të gjatë në vend që të rrezikojë të bëhet objektiv i dronëve  ose i raketave me rreze të gjatë ukrainase. Kështu, ngarkesat sekrete tani nisen nga Baltiku, përgjatë gjithë bregdetit atlantik të BE-së.

Edhe në Mesdhe, megjithatë, ngarkesat nuk lihen kurrë të vetme por shoqërohen gjithmonë nga një eskortë e armatosur. Anijet e para që kanë ndjekur këtë udhëtim janë “Ursa Major” dhe “Sparta IV”, të cilat për muaj me radhë kanë bërë udhëtime të vazhdueshme midis Sirisë dhe Krimesë.

Javën e kaluar, u nisën nga Tartusi drejt Atlantikut, nën mbrojtjen e luftëanijes “Grigorovic” deri në Gjibraltar.  Në të kaluarën, dy ngarkesa e mëdha – janë fotografuar nga satelitët ndërsa zbarkonin në portin sirian bateri kundër-ajrore S-300 dhe lloje të tjera armësh. 

Tani, tre anije po lëvizin në drejtim të kundërt, duke filluar nga rajoni i Shën Petersburgut, me një ndalesë të shkurtër në Kaliningrad. Ky është "Ivan Gren", një nga anijet më moderne sulmuese amfibe ruse; të anijes "Alexander Otrakovsky", e ngjashme me anijen e katërt "Ropucha" të mbytura në Krime

Flotiljet janë projektuar për të mbajtur tanke, e armatime të tjera. Lëvizjet e tyre tregojnë sesi Kremlini vazhdon të luajë një lojë globale, në të cilën përveç Ukrainës synon të pushtojë pozicione në vende të tjera dhe në kontinente të tjera, shkruan La Repubblica

Ngushtica e Siçilisë ndodhet midis, në anën lindore, Tunizisë dhe Bregut të Maltës dhe në anën veriore, Siçilisë, Itali. Me një gjatësi prej 600 km lidh Mesdheun Lindor dhe Perëndimor. Ngushtica kufizohet nga dy sisteme; Në anën lindore lidhet me detin Jon, në jug të Bregut të Maltës, dhe në anën perëndimore lidhin ngushticën me pellgun perëndimor të Mesdheut. 


Harta 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj