Fluks i lartë pasagjerësh
në portin e Durrësit

Fluks i lartë pasagjerësh<br />në portin e Durrësit
DURRES - Në portin e Durrësit gjatë 12 orëve janë regjistruar hyrje-daljet e 10 trageteve me udhëtarë dhe automjete, një numër tri herë më i lartë se sa në ditët normale të punës. Sipas të dhënave të dispeçerisë së portit, trageti i parë me udhëtarë është nisur drejt Brindizit (Itali) në orën 2.15, ndërsa trageti i 10-të është ankoruar në port në orën 12.30, duke sjellë nga Bari mbi 900 udhëtarë.

Gjatë këtyre 12 orëve, në port mbërritënr pesë tragete, ndërsa edhe tre tragete të tjerë erdhën gjatë orëve të pasdites. Po dje paradite, nga Durrësi drejt porteve të Barit janë nisur katër tragete të tjerë. Agjencitë e lundrimit kanë shtuar në grafikët ditorë 2-4 tragete të tjerë në hyrje dhe dalje nga Durrësi. Kjo bëhet për të lehtësuar udhëtimin e bashkëatdhëtarëve që nisen nga vendet e Evropës Perëndimore, për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Edhe sot pritet një numër shumë i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve që do të mbërrijnë me tragete. Muaji i gushtit, për më tepër më mot të nxehtë, karakterizohet tradicionalisht nga një fluks i tillë në vite.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit