Dita e parë e vitit 2026 është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në aksin Milot–Lezhë.
Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së qarkullimit të mjeteve.
Lëvizja masive e qytetarëve, të cilët po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore apo Malit të Zi, ka sjellë kaos në qarkullim dhe vonesa të shumta.
Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin sadopak të qarkullimit të mjeteve.
Komente











Aksi Milot-Balldre-Shkoder , duhet me total 8 korsi , 6 korsi normale dhe 2 korsi qe vijne nga Rruga e Kombit per 2026 duhet projekt me 8 korsi minimali ne total (Milot-Balldre-Shkoder )
Përgjigju