Lezhë- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Rrilë, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Paraprakisht bëhet me dije se viktima 27-vjeçari Mark Prenga së bashku me 2 punonjës të tjerë kishin shkuar për të riparuar një defekt në një shtyllë në afersi të nënstacionit elektrike të Rriles, pasi zona ishte pa energji. Sapo ka hipur në shtyllë i riu ka gjetur vdekjen.

Policia dyshon se nuk janë respektuar rregullat e sigurisë në punë, pasi sipas hetimeve paraprake nuk është stakuar energjia në nënstacionin elektrik.

"Informacion paraprak/Rreth orës 09:40, shtetasi M. P., 27 vjeç, me profesion elektricist, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë të energjisë elektrike në fshatin Rrilë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.