KRUJË - Fluks i madh turistësh në qytetin e Krujës, ndonëse sezoni turistik nuk është hapur zyrtarisht. Me qindra e qindra vijnë çdo ditë në këtë qytet, ku ndalesa e parë e tyre është kalaja historike e këtij qyteti e pastaj pazari i vjetër karakteristik i Krujës.

Turistët, që vijnë në këtë qytet nga vende të ndryshme të botës, si Gjermania, Italia, Franca etj. janë jo vetëm turistë, por ajo ç’ka është e veçantë eshte se nga shum vende të Ballkanit po vijnë me qindra nxenës të shkollave të mesme.

I tillë është rasti i shkollës së mesme “Bjello polje” të qytetit të Mostarit nga Bosnje Hercegovina.

Një nxënëse e kësaj shkolle shprehet se është mjaft e gëzuar që ju dha mundësia për të vizituar këtë qytet të lashtë historik dhe se i ka lënë një përshtypje të veçantë, Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti”.

“Ky muze”, - tha ajo, - “është tepër i veçantë dhe madhështor. Ndërsa drejtori i shkollës së mesme së Mostarit, z. Mustafa Pajevic tha se e njeh Krujën nga historia dhe tani po e sheh konkretisht dhe për këtë është tepër i lumtur.

“Më pëlqen jashtë mase muzeu madheshtor i Gjergj Kastriotit, i cili është tepër i veçantë dhe e paraqet Skënderbeun madhështor ashtu siç ka qënë në të vërtetë. Unë|, - tha ai –“ jam i lumtur që po e vizitoj këtë qytet bashkë me nxenësit, të cilët po e shohin nga afër historinë e lavdishme të Skënderbeut dhe popullit shqiptar”.

Ndërsa tregtarë të ndryshëm që shesin suvenire në Pazarin e vjetër karakteristik thonë se janë të kenaqur që numri i turistëve po shtohet çdo ditë, duke shpresuar në rritjen e shitjeve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)