Në Doganën e Bllatës janë rikthyer sërish radhët e gjata me kamionë, duke krijuar vonesa dhe vështirësi për transportuesit dhe bizneset që operojnë në këtë pikë kufitare.
Sipas drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, pritjet zgjasin me orë të tëra, ndërsa fluksi i lartë i mjeteve dhe procedurat doganore po ndikojnë në ngadalësimin e kalimit.
Situata bëhet më problematike sidomos në fundjavë dhe gjatë periudhave me qarkullim të shtuar mallrash.
Transportuesit kërkojnë përshpejtim të procedurave dhe shtim të sporteleve në mënyrë që të shmangen vonesat që sjellin kosto shtesë për kompanitë dhe ndikojnë në furnizimin e tregut.
Kjo doganë është në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Radhët e gjata në këtë doganë erdhën që prej devijimit të qarkullimit për shkak të shembjes së rrugës në Librazhd, 11 ditë më parë.
Lajmi kryesor:
PAMJE ME DRON/ Merr ‘frymë’ juglindja, hapet segmenti provizor Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokim! Kreu i ARRSH: Minimalisht 2 muaj për rrugën alternative
Komente










