Fluks në kufi, emigrantët lënë Shqipërinë pas festave! Policia: Nuk janë krijuar radhë apo vonesa
Radha në Kapshticë, foto e shkëputur nga dje
TIRANË- Datat 2 dhe 3 janar kanë shënuar fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pasi emigrantët kthehen në Greqi. Vetëm të hënën numërohen 5 759 persona në dalje dhe 2807 në hyrje. Herë pas here krijohen radhë në tokën neutrale për shkak të përpunimit të dokumentacionit të autobusëve.
Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 2 sportele. Po kështu nga Kakavija gjatë 24 orëve të fundit janë larguar drejt Greqisë 5600 persona ndërsa kanë hyrë 2100 të tjerë.
Policia shqiptare njofton se pavarësisht fluksit të madh të qytetarëve, nuk janë krijuar radhë të gjata.
“Policia e Shtetit/Vijon kthimi normal për në vendet e punës, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit. Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptar që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme. Masat, të koordinuara mekap homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.
Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit dhe që tashmë po kthehen në vendet e tyre të punës. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit”, njofton policia.
Kjo panoramë është kthyer tashmë në diçka të zakonshme, për rastet e festave dhe pushimeve verore, me emigrantët që kthehen në atdhe.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Gjirokastër/ Vetëvrasja e 17 vjeçares, Bashkia i jep 3 mln lekë ndihmë familjes! Adoleshentja dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër
15 Shkurt, 13:55
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt, 13:50
-
KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti
13 Shkurt, 17:39
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
-
Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur Poker, arrestohet pronari dhe bashkëpunëtori i tij
13 Shkurt, 15:00
-
Vetëvrasja e 17 vjeçares në Gjirokastër, dyshohet bullizmi! Gjendet ditari në telefon: Dua të më pranojnë si jam! Nxënës e mësues e mohojnë në prokurori: S’dinim gjë
13 Shkurt, 13:54
-
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
12 Shkurt, 20:03
-
Krim pasioni/ 83 vite burg për 4 autorët e vrasjes së Martin Çeços në 2022 në Maliq! 20 vite burg vetëm për vajzën që e nxori në pritë
11 Shkurt, 10:30
Qe ku shume si populle,shkatrruam fabrika uzina dhe bujsin dhe sote punoj per grekun.
Përgjigju