U mblodhën për t’u sqaruar, por e qëlluan për vdekje me thikë! Si u vra i riu shqiptar në Britaninë e Madhe nga 3 bashkëatdhetarët
Armend Xhika dhe pamje nga vendngjarja
BRITANI E MADHE- Ai u ndoq dhe u godit me thikë për vdekje në një mosmarrëveshje për një aksident, kështu është shprehur ditën e sotme gjykata lidhur me vrasjen e të riut shqiptar Armend Xhika 22-vjeçari u godit me thikë në mënyrë të përsëritur në sulmin e13 majit 2021 në qytetin Sheffield.
Të akuzuar për vrasjen e tij janë 3 persona, po shqiptarë. Ata janë Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku, 30 vjeç. Ata akuzohen për plagosjen me qëllim për të shkaktuar lëndime të rënda trupore gjatë sulmit të 13 majit 2021. Po ashtu, dhe dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje vijojnë të jenë në arrati.
Prokurori i çështjes Sam Green, duke hapur gjyqin të martën, i tha gjykatës se dhuna "e paligjshme dhe përfundimisht fatale" shpërtheu pasi dy grupet u takuan në rrugë "Earl Marshal".
E gjithë ngjarja thuhet se nisi për një sqarim në mbrëmjen e 13 majit për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ku ishte përfshirë dhe mjeti që drejtohej nga Xhika. Makina tip “Vauxhall Insignia” e 22-vjeçarit shqiptar thuhet se ishte përplasur me një “Audi” në Rotherham po atë ditë, por disa orë më herët.
Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në vendngjarje disa minuta përpara se të pandehurit të dilnin me bashkëpunëtorët Eljaso dhe Mateo Cela. Mentor Selmani "veproi si rojtar" me një armë në të dy duart ndërsa të pandehurit e tjerë folën me miqtë e Xhikës.
Por, gjatë takimit nisi një përplasje e dhunshme, shqiptarët e akuzuar ishin të armatosur dhe gjatë përleshej goditën Xhikën me thikë në gjoks, plagë e cila i shkaktoi dhe vdekjen.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
59.8%
-
Jo
19%
-
Duhet më shumë
21.3%
Vota total: 5034
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor, 18:49
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor, 15:16
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor, 08:18
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor, 08:03
Te vritesh per nje opel ... Pastaj thon e ka fajin ministri qe thot shqiptaret kriminel!!
PërgjigjuNuk u vrane per Opel por I vodhen shtepine e barit