DURRES-Nis fluksi i turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë dhe emigrantëve që kthehen për pushimet e verës në vendlindje.
Ditën e sotme pritet që në Durrës të zbarkojnë nga Italia 4695 udhëtarë dhe 1200 mjete me 3 tragete. Paraditen e sotme është ankoruar trageti i parë 'Rigel II' me 1845 udhëtarë dhe 385 mjete nga Bari.
Në 10:30 ankorohet trageti Azurra me 2150 udhëtarë dhe 420 makina. Pasdite pritet të vijë trageti Michella që është nisur nga porti i Ankonës me 700 pasagjerë dhe 400 automjete.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se 70% e udhëtarëve janë të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe 30% janë shqiptarë, që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.
Në port janë në gatishmëri 18 sportele për të shmangur radhët e gjata. Fluksi pritet që të rritet akoma më shumë në fillim të muajit gusht.
Komente


Mos perdorni me fjalen emigrant se eshte e gabuar dhe me kuptim negativ. Keta njerez jane te riatedhesuar ne shtetet te tjera. Ju sygjeroj t’ju drjetoheni si shqipetaret jashte trojeve apo te riatedhesuar.
Përgjigju