Fluks pacientësh në urgjencë
160-180 persona çdo ditë

Fluks pacientësh në urgjencë<br />160-180 persona çdo ditë
TIRANE - Temperaturat e larta që kanë përshkuar gjithë vendin tonë kanë bërë që të rritet ndjeshëm numri i personave, të cilët kërkojnë ndihmën e parë është rritur. Vetëm në ditë në urgjencën e kardiologjisë në QSUT shkojnë  për të marrë ndihmën e parë 160-180 persona.

“Numri i personave që kërkojnë ndihmën e parë këto ditë ka shkuar në 160-180 persona në ditë. Numri është rritur në krahasim me ditët e përparëshme, por ky nuk është ndonjë numër shumë i madh” thotë mjeku kardiolog Eqrem Hasani.

Ndërsa sipas mjekëve të qendrave shëndetësore numri i personave që kërkojnë të marrin ndihmën e parë është rritur ndjeshëm këto ditë. Mjekët po përballen çdo ditë me një fluks pacientësh të grupmoshave të ndryshme si dhe me simptoma  që kërkojnë një mjekim të specializuar disa ditor.

Por shqetësimi më i madh në këtë sezon veror është për pacientët me sëmundje kronike, ata që kanë probleme me zemrën dhe tensionin si dhe fëmijët e vegjël. "Fluksi i pacientëve me ankesa për shkak të temperaturave të larta ka qenë prezent.

Kujdes të madh duhet të tregojnë hipertonikët, kardiopatët, moshat e treta, pacientët kronikë dhe me probleme dermatologjike që nuk duhet të ekspozohen ndaj temperaturave të larta. Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve të vegjël.

Goditjet nga të nxehtit mund të jenë edhe me edema të lokalizuara në pjesë të ndryshme të lëkurës në trup, me skuqje të saj. Kur pacientët kanë këto lloj problemesh duhet të paraqiten menjëherë tek mjeku i familjes apo pediatrinë përkatës"- thotë Oriana Voli, mjeke pranë qendrës shëndetësore numër dy.

Ndërkaq krahas medikamenteve që rekomandojnë mjekët në bazë të vizitës së kryer, ata rekomandojnë edhe disa këshilla të thjeshta, si shmangia e orëve kur temperaturat arrijnë pikun, konsumimi i pijeve dhe ushqimeve të freskëta, veshjet e lehta si dhe ajrosja e ambientit mbajtja e ajrit të kondicionuar në temperature 25- 26 gradë Celcius dhe jo më poshtë se kaq.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ