Fluks pushuesish në bregdetin e Lezhës, radhë të gjata automjetesh në Fushë-Milot

Fundjava po shoqërohet me fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë degëzimit në kryqëzimin Fushë-Milot ka radhë të gjata automjetesh.

Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rrugës së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Talës dhe Shëngjinit.

Përgjatë gjithë aksit rrugor nga Miloti e deri në Shëngjin janë vendosur patrulla të policisë rrugore, për te lehtësuar sadopak lëvizjen.

Trafiku i rënduar pritet t'i shoqërojë rrugët e Lezhës gjatë gjithë sezonit veror, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rasti Stormy Daniels, dënohet Trump, por nuk do të shkojë në burg

Rasti Stormy Daniels, dënohet Trump, por nuk do të shkojë në burg