Report tv ka udhëtuar në dy nga zonat ku mendohet se do të strehohen emigrantët e paligjshëm nëse vendi ynë do të përballet me një fluks refugjatësh sirianë. Një ndër pikat e përcaktuara është në fshatin Gjadër në Lezhë. Në këtë fshat të vogël i cili ndodhet 20 km larg qytetit të Lezhës, ende nuk kanë nisur përgatitjet për ngritjen e qendrës pritëse për sirianët, ndërsa banoret e kësaj zone janë të ndarë në mendimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Disa janë pro këtij vendimi e të tjerë mendojnë të kundërtën.
"Unë jam dakord që njerëzit të vijnë të jetojnë, unë nëse ka vend të rregullohen. Për 1 muaj i mbaj unë disa por gjithmonë si mbaj dot", tha një banor
"Ne duhet t'i mirëpresim, nëse është një marrëveshje", tha një banor
"Po të vijnë, t'iu kthejmë atë që dhe ne na kanë pritur në emigrim" tha një tjetër banor
"Për mua është shumë keq, ne nuk po mbajmë njerëzit tanë, edhe fëmijët tanë kanë ikur jashtë", tha një banor
Me thënë të drejtën, na kanë pritur dhe ne grekët dikur, dhe ne pse mos t'i mirëpresim", tha një banor
Në fshatin Gjader të Lezhës është menduar të strehohen 5 mijë persona, ndërsa sipas burimeve qendra pritëse për ta do të ngrihet pranë bazës ajrore, pasi është parë si vend i përshtatshëm dhe me hapësire të bollshme.
Ndërkohë një tjetër zonë që është përcaktuar për të ngritur një qendër për emigrantët e paligjshëm është edhe në jug të vendit në fshatin "Arshi Lengo" 12 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës, në territorin e ish-repartit të tankeve të ushtrisë shqiptare. Edhe në 2015 kur u përfol se do të kishte një valë emigrantësh ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli përmes strukturave qeveritare vendore në Gjirokastër u kërkoi këtyre të fundit gjetjen e një vendi të mundshëm për strehimin e klandestinëve. Një ndër to ishte dhe ky ish-repart ushtarak i cili ka kapacitet për të strehuar më shumë se 3000 refugjatë.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë
4 Janar, 17:49
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
NJE GABIM TJETER NGA ANA E QEVERISE SONE,,,NUK PO E KUPTOJME QEVERIA JONE PO PUNON PER POPULLIN TONE APO PER POPUJT E BOTES...PRANDAJ IKIN NJEREZIT NGA SYTE -KEMBET...GABIM TJETER ESHTE NGA QEVERIA LEGALIZIMI I SHTEPIVE TE NDERTUARA PA LEJE RRETH TIRANES,DURRESIT,,,GABIM TJETER ESHTE MOS-NGRITJA E INCENERATOREVE NE C'DO QYTET BREGDETAR,,,DHE JO VETEM,,GABIM TJETER ESHTE MOSPASTRIMI I QYTETEVE,GABIM TJETER ESHTE MOS-HAPJA E PUNES,,,KETO GABIME NDIKOJNE DIREKT NE SHENDETIN E SHQIPTAREVE...
PërgjigjuKryeministri po qante hall se ku do te gjente punetore per rindertimin!A ka nevoje per punetore per rindertim pas termetit? Atehere, ata jane aty, kane nevoje te punojne.S'keni pse I degdisni maleve, le te rrijne aty ku do te punohet se shpejti, ata qe duan te punojne... kuptohet. Te rinjte tane jane te gjithe juriste e kane alergji nga llaci e tullat. Qeveria t'u beje dokumentat, lejet e punes e te qendrimit e miresetevijne. Te ushqejne veten dhe familjet e Tyre, me pune me dinjitet. Pastaj, pas rindertimit, nese u pelqen te rrijne, perse jo?!
PërgjigjuAh posi Ilir do vijne sirianet te ndertojne vendin ty