DURRES- Gjatë muajit tetor, falë edhe sensibilizimit mediatik, ka patur fluks vizitash në spitalin rajonal të Durrësit në Repartin e Mamografisë. Drejtoresha e këtij spitali, Ardiola Frashëri, thotë se kanë qenë gra të moshave të ndryshme të cilat i janë nënshtruar procesit të ekzaminimit të gjirit, duke e çuar deri më sot në 180 numrin e vizitave. Kreu i këtij institucioni sqaron gjithashtu se gjatë këtij muaji, reparti i mamografisë ka funksionuar nga mëngjesi deri në orën 22.00 të mbrëmjes duke përfshirë edhe ditët e shtuna, ku pasur ditë që kontrolleve u janë nënshtruar deri 30 gra, por fatmirësisht gjatë këtij muaji nuk është evidentuar asnjë rast pozitiv.
“Ka një rritje të ndërgjegjësimit të grave. Ne kemi një numër në rritje të ekzaminimeve si te arsimtaret, për të cilat jemi lidhur me drejtorinë arsimore të rajonit të Durrësit. Ka ditë që ka arritur deri në 30 mamografi në ditë. Kemi një numër afërsisht 180 mamografi nga fillimi i këtij muaji. Nga fillimi i tetorit nuk ka patur asnjë rast pozitiv”, tha Drejtoresha e Spitalit Rajonal Durrës, Ardiola Frashëri.
Ndërkohë gjatë këtij viti kanë kryer mamografi të gjirit 434 gra, prej të cilave 155 kanë rezultuar pozitive. Këto raste kanë qenë në fazën e dytë dhe të tretë të sëmundjes. Gjatë këtij viti do të mundësohet që në spitalin e Durrësit të kryhen edhe analizat e kancerit të gjirit dhe të qafës se mitrës që deri më sot kryhen në Tiranë.
Mjekët e spitalit thonë se mamografitë e gjirit duhet të kryhen gjatë gjithë vitit dhe jo më fushata, pasi sa më herët që të diagnostikohet sëmundja aq më lehtë mjekohet.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24