Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

ELBASAN - Policia ka hedhur poshtë lajmet se në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", është bllokuar lëvizja.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë sqarojnë se nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit, si dhe u bëhet thirrje shoferëve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cili në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", është bllokuar lëvizja, ju informojmë se:

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit”,-njofton policia.

“Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”,-theksojnë blutë.

Po ashtu, njoftohet se shërbimet e qarkullimit rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kërkohet titulli pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia kërkon finalen, gati të shpallemi kampion

Kërkohet titulli pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia kërkon finalen, gati të shpallemi kampion