Fluksi i lartë i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 123 mijë turistë dhe emigrant erdhën në korrik

Të shumtë janë turistët dhe emigrantët që zgjedhin të udhëtojnë me tragete drejt vendit tonë. Gjatë muajit korrik porti i Durrësit numëroi mbi 123 mijë udhëtarë në hyrje dhe 32 mijë në dalje.  Fluksi vijon të mbetet i lartë dhe gjatë gushtit!

Porti i Durrësit është një ndër portat më të madhe pritëse të turistëve të huaj dhe emigranteve që vijnë për pushime në Shqipëri. Të pyetur nga Report TV ata shprehen se shfrytëzojnë ditët e lejes për të takuar të afërmit dhe për të bërë disa ditë plazh.

“Vij për pushime. Vij nga Gjermania dhe pasi bëra pushime ne Itali erdha këtu”, tha një emigrant.

“Jetoj në Itali kam ardhur për pushime 1 javë në Sarandë. Ca mendon për çmimet? Nuk e di, por mendoj se njësoj si andej. Çmimet me çfarë kam parë online janë të pranueshme”, tha një turist.

“Shkuam për pushime dhe u kthyem. Isha tek djali qëndrova ca ditë dhe tani po kthehem”, u shpreh një emigrant tjetër.

Mbi 123 mijë pasagjerë u regjistruan në Portin e Durrësit vetëm gjatë muajit korrik. Nuk mungojnë as daljet nga vendi të cilat janë po në shifra të larta.

Në muajin korrik 32,242 persona kanë udhëtuar me tragete drejt vendit fqinj. Fluksi vijon të mbetet i lartë edhe gjate gushtit, ndaj tragetet kryejnë dy lundrime në ditë për ne Bari e Ankona.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut