Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT

Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT

Turistë në Tiranë, foto arkiv

Net-qëndrimet e të huajve i janë rikthyer rritjes së muajin shtator, pas ngadalësimit të ndjeshëm të tyre në korrik e gusht, si reflektim i çmimeve të rritura të hoteleve.

Ndërsa shtetasit shqiptarë janë “tërhequr”, për të dytin muaj radhazi, duke udhëtuar shumë pak brenda vendit.

INSTAT, në publikimin e strukturave akomoduese bëri të ditur se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 34,1 %, në krahasim me Shtator 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

  • numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,2%;
  • numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 51,6%.

Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 21,2%, në krahasim me shtator 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

  • numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 3,1%;
  • numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 29,8%.

Në gusht, netqëndrimet e të huajve ishin rritur me rreth 17%, ndërsa ato të vendasve me vetëm 0.2%.

Në shtator turistët i drejtohen qendrës së vendit

Gjatë muajit Shtator 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 34,1%, krahasuar me Shtator 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 79,2 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 55,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,6%.

Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

  • sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (44,0%);
  • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (65,9%);
  • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,6%).

Net qëndrime

Gjatë muajit Shtator 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 21,2%, në krahasim me muajin Shtator 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 46,8%.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 25,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 29,5%.

Zgjatet sezoni turistik

INSAT referon se në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar:

  • sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,7%);
  • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,8%);
  • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,1%).

Të dhënat tregojnë një zgjatje të sezonit turistik përtej muajve të verës. Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,4%, kundrejt 32,4% që ishte në muajin shtator 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,3%, kundrejt 37,0% që ishte në muajin shtator 2023./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë