Fluksi në Kapshticë, radhët
përfundojnë pas mesnatës

Fluksi në Kapshticë, radhët<br />përfundojnë pas mesnatës
KORCE-Fluksi i emigrantëve në pikën doganore të Kapshticës ka përfunduar në orët e mesnatës së të dielës duke u gdhirë e hëna. Emigrantët që lanë udhëtimin një ditë para fillimit të shkollave në vendin fqinj u dyndën dje në pikat doganore duke krijuar radhë të gjata dhe pritje me orë të tëra, të cilat nuk favorizoheshin as nga moti i ftohtë, ngrica e temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer këto ditë Ballkanin.

Në Kapshticë radhët kilometrike, dhe pritjet mbi 4 orë kanë përfunduar vetëm pas mesnatës së të dielës.

Dje në mesditë radhët e makinave në pritje për të hyrë në tokën greke kalonin 1 km dhe situata e rënduar ka vazhduar deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Më pas autoritetet shqiptare ndërhynë tek ato greke për të shtuar numrin e sporteleve dhe përshpejtuar procedurat e kontrollimit të dokumenteve. Në 24 orët e fundit Kapshticën e kanë kaluar 8 mijë emigrantë, ndërsa sot në mëngjes situata paraqitet normale.

“Ne po punojmë me kapacitet të plotë, pala jonë po punon me 9 sportele, pala greke me kapacitetin e saj maksimal, por fluksi është tepër i madh. Është një dyndje autobusësh . Vetëm gjatë paradites kanë kaluar nga Kapshtica 27 autobusë. Kërkohet kohë për përpunimin e dokumenteve, minimalja 2 minuta. Ne po punojmë për të lehtësuar lëvizjen, por dyndja është tepër e madhe”- sqaroi dje rreth orës 14.30 minuta drejtori Elezi, i cili insiston disa herë të thotë se autoritetet kufitare, si ato greke ashtu dhe shqiptare, kanë qenë në krye të detyrës në cdo moment.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)