Fluksi në spitale, Brataj: Është sezoni i gripit! Mos vraponi te mjeku në 2-3 ditët e para! Prindërit të mbajnë maska për të ruajtur fëmijët

Ditët e para të vitit 2023 ka patur fluks të pacientëve në spitale pasi qytetarët janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi sezonal. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos vrapojnë drejt spitaleve në 2-3 ditët e para por të marrin mjekim simptomatik.

Brataj theksoi se pacientët duhet të kërkojnë ndihmën e mjekëve në rast se kanë vështirësi në frymëmarrje dhe kolla pasohet me sekrecione. Po ashtu u shpreh se është kthyer gripi sezonal pas një 2-3 vitesh. Më parë nuk ishte dominant se qytetarët mbroheshin me maska apo distancë prej Covid-19.

“Është më agresiv se ka 3 vite që nuk paraqitet. Në bazë të logjikës, njerëzit janë këshilluar që të kenë kujdes se dhe këtë vit gripi do të jetë më agresiv dhe gjen terren me dobësimin e Sars Cov 2. Simptomat janë temperaturat e larta, dhimbja e fytit, kolla e thatë, lodhja ose këputja që zgjat 2-3 ditët e para. Kjo është normale dhe nuk duhet të shqetësohemi edhe të vrapojmë te mjeku. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje, kolla bëhet me sekrecione, duhet shkuar te mjeku”, tha Brataj.

Po ashtu Brataj shprehet se kjo situatë nuk mund të konsiderohet sikur po qarkullon një variant i ri i Covid. Ndër të tjera u shpreh se fëmijët janë më të pambrojturit se janë të pavaksinuar.

“Covid nuk është larguar asnjëherë por s’mund të themi që është shtim i variantit të koronavirusit por rritje e gjendjeve respiratore edhe si rezultat i ardhjes së gripit. Nuk është paraqitur thuajse 2-3 vitet e fundit si rezultat i dominimit të Covid. Jemi në një situatë normale të këtij sezoni që i përket gripit.

Mbajtja e maskës thuajse eliminoi gripin. Fëmijët janë më të pambrojturit se janë të pavaksinuar dhe kanë mekanizmat përgjegjës mbrojtës që nuk janë si tek i rrituri. Ndaj prindërit duhet të mbajnë maska. Ditën e parë dhe të dytë mos vraponi te spitali se gjendja mund të përkeqësohet”, tha Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare shtoi se situata po menaxhohet nëpër spitale pasi ishin marrë masa për të përballuar fluksin prej festave të fundvitit.

“Festat e fundvitit janë të tilla ndaj ishin marrë masat paraprake. Në 3 ditët e para të këtij viti janë gati 5800 thirrje dhe gati 1900 vizita. Pati edhe aksidenteve rrugore sidomos ato me makina, biçikleta e këmbësorë që ishin rreth 34 në ditët e fundit. Për fatin e kaq pati edhe me pasoja vdekje”, tha Brataj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion