Fluksi në urgjencën e QSUT i papërballueshëm nga 'bluzat e bardha', mbi 300 të sëmurë kërkojnë çdo ditë shërbim! Mjeku: Jo të gjithë në spital

Deri në 330 raste për ndihmë mjekësore paraqiten brenda 24 orëve në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QST. Numër ky që sipas shefit Eqerem Hasani ka shkaktuar kaos dhe mangësin në shërbim.

“Nëse rrezikohet jeta, nuk ka arsye të shkosh tek politeknikat e lagjes. Kemi shumë problematika për patologji të tjera. Nuk është vetëm, Tirana, por e gjithë Shqipëria. Kapacitete nuk kanë qenë të mjaftueshme për ti përballuar këto sepse është kontingjenti i njerëzve që kanë besim në tiranë dhe vijnë pa lajmëruar. 320 deri në 310 kanë qenë numri që paraqiten gjatë 24 orëve. Vendosemi në vështirësi për hapësirat fizike. Mbeten të kufizuara sepse nuk mund të ju shërbesh të gjithëve në një kohë, kur vijnë 100 vetë brenda dy orëve. Të tjerat janë të gjitha në dispozicion. Për hapësirat fizike, ka pakënaqësi sepse gjithsecili kërkon që të ulet në krevat i pari, në karrocë i pari. Vijnë pa u konsultuar në qendrat shëndetësore, vijnë pa lajmëruar. Të gjitha këto sjellin mbingarkesa të këtij shërbimi”, tha shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani. 

Hasani u bënë thirrje banorëve jo vetëm të Tiranës, të shfrytëzojnë qendrat shendetësore sepse në një fluks të tillë mund të mbesin edhe pa u trajtuar në kohë

Paraqiten me qindra të sëmurë. Ka qenë një periudhë e lagësht dhe viorozat kanë qenë në prag të derës. Ju bëj apel qytetarëve, sidomos të Tiranës, shfrytëzoni kapacitete e mjekëve që keni pranë banesave. Ata janë një kontingjent për të ju ardhur në ndihmë

Problemet më të shpeshta, janë ato të zemrës, por nuk mungojnë as patologjitë e tjera.

“Sëmundjet koronare janë të parat. Pastaj të arterieve cerebrale, hemoragjitë dhe sëmundjet gastrointestinale, e cila ka pas dyndje për shkak të stinës që kanë qenë të favorshme për ta. Dhe pastaj sëmundjet e mjekësisë interne, veshka, diabet, stomak, mëlçi, zemër. Sëmundjet koronare të zemrës, janë një patologji që është hapur në të gjithë botën dhe shkak është jeta sedentare. Të ndjekin me rigorozitet mjekimin që kanë, të bëjnë kontrolle të shpeshta dhe të kontrollojnë dinamikën e sëmundjes. Në periudhën e të ftohtit të evitojnë daljet, të respektojnë dietat ushqimore dhe larg duhanit dhe alkolit. Për vit të ri problem është tejkalimi i konsumimit të alkoolit”, tha Hasani. 

Për të shmangur problemet me zemrën, mjeku Hasani bën thirrje ndaj qytetarëve që të bëjnë një jetë aktive, të heqin dorë nga alkooli dhe duhani si dhe të bëjnë kontrolle të shpeshta tek specialistët.

“Është një urgjencë e sëmundjeve të brendshme. Paraqiten me qindra të sëmurë. Ka qenë një periudhë e lagësht dhe viorozat kanë qenë në prag të derës. Ky kontingjent të sëmurësh që u prek, janë në nevojë dhe kërkojnë shërbim. Ju bëj apel qytetarëve, sidomos të Tiranës, shfrytëzoni kapacitete e mjekëve që keni pranë banesave. Ata janë një kontingjent për të ju ardhur në ndihmë. Nëse rrezikohet jeta, nuk ka arsye të shkosh tek politeknikat e lagjes. Kemi shumë problematika për patologji të tjera. Nuk është vetëm, Tirana, por e gjithë Shqipëria. Sëmundjet koronare janë të parat. Pastaj të arterieve cerebrale, hemoragjitë dhe sëmundjet gastrointestinale, e cila ka pas dyndje për shkak të stinës që kanë qenë të favorshme për ta. Dhe pastaj sëmundjet e mjekësisë interne, veshka, diabet, stomak, mëlçi, zemër. kontingjenti i njerëzve që kanë besim në tiranë dhe vijnë pa lajmëruar. 320 deri në 310 kanë qenë numri që paraqiten gjatë 24 orëve. Vendosemi në vështirësi për hapësirat fizike. Mbeten të kufizuara sepse nuk mund të ju shërbesh të gjithëve në një kohë, kur vijnë 100 vetë brenda dy orëve.

Të tjerat janë të gjitha në dispozicion. Për hapësirat fizike, ka pakënaqësi sepse gjithsecili kërkon që të ulet në krevat i pari, në karrocë i pari. Vijnë pa u konsultuar në qendrat shëndetësore, vijnë pa lajmëruar. Të gjitha këto sjellin mbingarkesa të këtij shërbimi. Sëmundjet koronare të zemrës, janë një patologji që është hapur në të gjithë botën dhe shkak është jeta sedentare. Të ndjekin me rigorozitet mjekimin që kanë, të bëjnë kontrolle të shpeshta dhe të kontrollojnë dinamikën e sëmundjes. Në periudhën e të ftohtit të evitojnë daljet, të respektojnë dietat ushqimore dhe larg duhanit dhe alkolit. Për vit të ri problem është tejkalimi i konsumimit të alkolit”, tha shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani.   

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatodi: 22/12/2022 19:55

    ka te drejte ky doktorri,, aty tek urrgjenca ne tirane eshte nami,,,,kam pasur rast me babane tim,,,,ata doktore dhe infermiere aty duhet te paguhen dyfish.....disa raste te lehta mund te trajtohen dhe ne spitalet e rretheve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?