Duke e bërë të gjithë botën më të aksesueshëm për udhëtarët e saj sesa çdo linjë ajrore tjetër në botë, dhe duke fluturuar në 300 destinacione ndërkombëtare, Turkish Airlines vazhdimisht do rrisë numrin e përgjithshëm të pasagjerëve.
Sipas “Rezultateve të Trafikut për muajin Janar 2018” të kohëve të fundit;
-Turkish Airlines arriti Faktorin më të lartë të Ngarkesës në janar me 79.8%. Faktori i Ngarkesës në total u përmirësua me 7.3 pikë dhe një rritje prej 17% në Kilometrin e Vendeve të Disponueshme, ndërsa Faktori i Ngarkesës ndërkombëtar u rrit me 7.5 pikë në 78.6%. Fluturimet vendase dhe ndërkombëtare kanë arritur Faktorin me të Lartë të Ngarkesës në historinë e Turkish Airlines.
-Rritja me dy shifra për kërkesën (të ardhura për kilometër) që filloi në korrik të 2017 vazhdoi me 29% rritje të kërkesës në janar të 2018.
-Duke përjashtuar tranzitin e pasagjerëve të linjave ndërkombëtare (pasagjerët tranzit), numri i pasagjerëve ndërkombëtarë u rrit me 45%.
-Ne janar, volumi i ngarkesës së mallrave/postale u rrit me 34%, në krahasim me janarin e 2017. Kontribuesit kryesorë të rritjes së volumit të ngarkesës së mallrave/postale janë Lindja e Mesme me 45% rritje, Linjat e Brendshme me 44% rritje dhe ato te Europës me 39% rritje.
-Në janar, Faktori i Ngarkesës u rrit për të gjitha rajonet. Amerika e Veriut, Lindja e Mesme, Amerika Qendrore, Amerika e Jugut dhe Afrika treguan rritje të dukshme mes rajoneve të tjera me 19 pikë, 1 pikë, 9 pikë dhe 8 pikë rritje respektivisht.
(Avion i linjës ajrore Turkish Airlines)
Rreth Turkish Airlines:
E themeluar në 1993 me vetëm pesë avionë, pjestari i Star Alliance, Turkish Airlines është sot një linjë ajrore me 4 yje me një flotë me 330 avionë (për pasagjerë dhe mallra) që fluturon në 300 destinacione në të gjithë botën, 251 destinacione ndërkombëtare dhe 49 destinacione vendase. Sipas një sondazhi të Skytrax në 2017, Turkish Airlines pasi fitoi për 6 vite radhazi çmimin “Linja me e mirë ajrore në Evropë” nga 2011-2016, tani është zgjedhur si “Linja më e mirë ajrore në Evropën Jugore” për 9 vite radhazi. Pasi fitoi çmimin “Klasi më i mirë ekonomik për catering” në 2010, Turkish Airlines gjithashtu ju dha çmimi “Klasi më i mirë biznes për catering” në 2013, 2014, 2016 dhe 2017. Linja ajrore globale gjithashtu ka fituar çmime të tjera në vitet e fundit. Më shumë informacione për Turkish Airlines mund te gjenden tek website zyrtar www.turkishairlines.com ose llogaritë në mediat sociale Facebook, Twitter, Youtube, Linkedin, dhe Instagram.
Rreth Star Alliance:
Rrjeti Star Alliance u themelua në 1997 si aleanca e parë globale ajrore për të ofruar shërbime në të gjithë botën për udhëtarët ndërkombëtare. Pranimi i tij nga tregu është njohur përmes çmimeve të shumta, përfshirë Çmimin e Lidershipit në Tregun Botëror të Transportit Ajror dhe Aleanca më e Mirë Ajrore nga revistat Business Traveller dhe Skytrax. Linjat ajrore anëtare janë: Adria Airways, Aegean Airlines, Air Canada, Air China, Air India, Air New Zealand, ANA, Asiana Airlines, Austrian, Avianca, Avianca Brasil, Brussels Airlines, Copa Airlines, Croatia Airlines, EGYPTAIR, Ethiopian Airlines, EVA Air, LOT Polish Airlines, Lufthansa, Scandinavian Airlines, Shenzhen Airlines, Singapore Airlines, South African Airways, SWISS, TAP Portugal, Turkish Airlines, THAI dhe United. Në total, rrjeti Star Alliance aktualisht ofron më shumë se 18,450 fluturime ditore në 1,300 aeroporte në 190 vende. Fluturimet e mëtejshme ofrohen nga Star Alliance Connecting Partner, Juneyao Airlines.
(Avion i linjës ajrore Turkish airlines)
Redaksia Online
Shqiptarja.com