Fluturimet, udhëtarët 600 euro
kompensim në rast vonesash

Fluturimet, udhëtarët 600 euro <br />kompensim në rast vonesash
TIRANE - Përmes një udhëzimi të botuar në Fletoren Zyrtare, ministria e Transportit ka detajuar të drejtat e pasagjerëve në rastet kur u refuzohet hipja në avion kundër dëshirës së tyre, kur fluturimi i tyre anulohet apo kur fluturimi i tyre vonohet.

Kompania do të jetë e detyruar që ta njoftojë vendimin të paktën 15 ditë para për pasagjerët. Po ashtu, përveç njoftimit në kohë të pasagjerëve, kompania e fluturimeve detyrohet ose të kompensojë pasagjerin ose t’i sigurojë një fluturim tjetër në një kohë shumë të shkurtër.

Në rast se pasagjerët zgjedhin të ndryshojnë fluturimin, udhëzimi përcakton si kusht të kompanisë së fluturimeve, ofrimin e asistencës për pasagjerët ku përfshihet, sipas rasteve, fjetja, ushqimi apo edhe e drejta e telefonatave.

Në rast se pasagjerët zgjedhin mënyrën e kompensimit, për fluturimet deri në 1.500 kilometra, kompania është e detyruar që të kompensojë në masën 250 euro pasagjerët. Për fluturimet ndërmjet 1.500 dhe 3.500 kilometrash, kompania detyrohet të kompensojë me 400 euro ndërsa për fluturimet që tejkalojnë këto distance, kompensimi arrin në 600 euro.

(sg/gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi