TIRANË- Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.
Ndërkohë, ka pasur edhe 9 shoferë të arrestuar 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 98 km/h në qendrat e banuara, deri në 163 km/h në rrugët interurbane. Si dhe janë vendosur 261 masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, për shpejtësi që varionin deri në 127 km/h, në rrugët interurbane ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h. Janë vendosur 312 masa për parakalime të gabuara dhe 221 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 233 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 87 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 32 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l. Si dhe janë vendosur 78 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.09 mg/l deri në 0.28 mg/l”, njofton policia.
Këto masa u morën si rezultat i kontrolleve me radar, në rrugën interurbane Tiranë–Elbasan, Përrenjës, Peqin, Kavajë, Bypass Fier, Vlorë e Gjirokastër, Rruga e Kombit, Lezhë e Durrës, ku pavarësisht kontrolleve të shumta janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2999
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje partive politike: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe standartet ndërkombëtare
24 Mars, 19:20
-
Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13
24 Mars, 18:17
-
Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj në Tiranë! Cakrani: Vajzat marrin deri në 150 euro për një shërbim seksual
24 Mars, 17:12
-
Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, për t’i shpëtuar trafikut, gjobitet dhe i hiqet patenta shoferit në aksin Tiranë-Durrës
24 Mars, 15:50
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars, 12:29
-
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën
24 Mars, 11:21
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një qese hashash e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
Drogë në shkollat e baret e Tiranës, Report Tv siguron dosjen hetimore! Trafikantët komunikonin me kode, zbardhen përgjimet! 2 ishin të infiltruar të policisë
23 Mars, 11:20
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Festa e Sulltan Novruzit, besimtarja bektashiane: Mrekullitë ndodhin! Më ra monedha në byrek dhe pas 20 vitesh martesë u bëra nënë
22 Mars, 19:29