KOSOVE- Fondi Monetar Ndërkombëtar miraton kredinë në vlerë 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagavë për punonjësit civilë. Marrëveshja e re 20 muajshe Stand-By, do mbështesë programin për lehtësimin e presioneve fiskale në vend. Por FMN përmes nje deklarate paraljamëron, se Kosova duke qënë e lidhur me Eurozonën do përballet me rrezikun e presioneve të jashtme nëse nuk forcon shpejt financat e saj.
”Fondi mbështet tërësisht programin, adreson sfidat makroekonomike të Kosovës përmes politikave dhe reformave për të rivendosur qëndrueshmërinë fiskale, por autoritetet duhet të forcojnë kornizën fiskale, dhe të punojnë për ruajtjen e stabilitetit financiar. Zbatimi i vendosur i programit, mbështetur nga një mbështetje e gjerë politike, do të jetë vendimtar për të ndërtuar besimin dhe besueshmërinë në kuadër të politikave”, thuhet në deklaratën e FMN për Kosovën.
Marrëveshja e re me FMN vjen një vit pasi qeveria kosovare në mënyrë të njëanshme rriti pagat në sektorin publik, vendim I cili u përcoll më kritika nga ana e FMN. Kjo coi në pezullimin e marrëveshjes në 2012 në vlerë 109 milionë euro nga ana e FMN.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com