FMN-BB: Qeveria të ulë borxhin
rritja ekonomike e ngadaltë

FMN-BB: Qeveria të ulë borxhin<br />rritja ekonomike e ngadaltë
TIRANE - Rritja e borxhit publik deri në kufijtë 62 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto përbën një rrezik potencial për financat e Shqipërisë. Duke analizuar situatën ekonomike në vendet e Europës dhe Azisë, gjatë takimit të pranverës, që po mbahet në Uashington, dy institucionet më të rëndësishme financiare në botë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, shprehin shqetësim për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.

Sipas Bankës Botërore dhe FMN-së, në rajonin tonë përjashtim pozitiv bën vetëm Turqia.
“Që prej nisjes së krizës, borxhi publik është rritur në pjesën më të madhe të rajonit, përveç Turqisë. Mesatarja e borxhit publik për Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor, është rritur nga 28.3 për qind në vitin 2008, deri në 45.5 për qind më 2012-ën. Borxhi publik, 76 për qind për Hungarinë, 62 për qind për Shqipërinë, apo 56 për qind për Serbinë…, është një rrezik potencial në këta vende dhe përbën një barrë të rëndë për financat e tyre”.

Sipas këtyre institucioneve, rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës do të vijojnë me ritme të ngadalta, si pasojë e efekteve të krizës në rajon. Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, FMN dhe Banka Botërore parashikojnë një rritje rreth 1.6 për qind të ekonomisë shqiptarë përgjatë 2013-ës.

VLERËSIMI

Në raportin, e paraqitur në mbledhjen e pranverës nga ministri i Ekonomisë dhe i Financave i Italisë Umberto Grilli mbi situatën në disa vende të rajonit, lidhur me Shqipërinë thuhet se kërkesa dhe ritmi i rritjes shënuan rënie vitin e kaluar. Sipas raportit, deficiti buxhetor gjatë vitit të kaluar është ulur 0.3 për qind, por ka shënuar një nivel të lartë prej 3.4 përqindësh krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit, ndërkohë që autoritetet hoqën edhe kufirin e borxhit publik, i cili që vitin e kaluar kapërceu 60 përqind.

KËSHILLA

Ndërkohë, në një intervistë për median, dhënë ditët e fundit, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë Ksenia Lvovski kërkoi përmirësim të performancës së sektorit financiar qeveritar. “Niveli i investimeve të huaja gjatë viteve të fundit dëshmon se Shqipëria i ka kapacitetet për t’i tërhequr ato.

Në këto kushte, është shumë e rëndësishme mbajta e këtij ritmi dhe kjo kërkon një ambient të qartë biznesi që, përveç reformave thelbësore si pronat dhe energjia, kërkon financa të qëndrueshme publike”, theksoi ajo.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë