FMN-BB:Zhbalancimi në financat
publike, kërcënim për vendin
Zhbalancimi në financat publike është kërcënimi më serioz i brendshëm për ekonominë shqiptare, ndërsa rrezik i madh i jashtëm është dobësia në Eurozonë. Këto dy kërcënime për ekonominë e vendit tonë janë bërë të njohura nga Krye ekonomisti e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Indermit Gill gjatë një tryeze mbajtur sot në Tiranë.
TIRANE - Zhbalancimi në financat publike është kërcënimi më serioz i brendshëm për ekonominë shqiptare, ndërsa rrezik i madh i jashtëm është dobësia në Eurozonë. Këto dy kërcënime për ekonominë e vendit tonë janë bërë të njohura nga Krye ekonomisti e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Indermit Gill gjatë një tryeze mbajtur sot në Tiranë, ku kanë qenë të pranishëm edhe Shefin e Misionit të FMN për Shqipërinë Nadeem Ilahi, Ministrin i Financave Ridvan Bode, Guvernatori e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, përfaqësues të kryeministrisë si dhe të delegacionit të Bashkimit Evropian.
Në këtë tryezë u diskutuan sfidat dhe përparësitë e politikës fiskale të Shqipërisë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
“Një objektiv i besueshëm i borxhit dhe konsolidim fiskal i vazhdueshëm, por gradual afatmesëm, do të jepte një sinjal të mirë të angazhimit të qeverisë ndaj qëndrueshmërisë së borxhit, duke përmirësuar në këtë mënyrë besimin, duke ulur kostot e huamarrjes së sektorit publik dhe duke kompensuar të paktën pjesërisht çdo ndikim negativ afatshkurtër të kërkesave të konsolidimit fiskal”, deklaroi Nadeem Ilahi, Shef i Misionit për Shqipërinë të FMN.
“Në një kohë që qeveria shqiptare nuk mund të bëjë shumë për të ndihmuar vendet e tjera, mund dhe duhet të bëjë më shumë për të balancuar llogaritë e veta," vuri në dukje Indermit Gill, Krye ekonomisti për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore.
Në njoftimin për mediat të zyrës së Bankës Botërore në Tiranë theksohet se “Borxhi publik në nivelin mbi 60 për qind të PBB është nga më të lartët në Evropën Juglindore dhe amortizatorët fiskalë kryesisht janë konsumuar. Pasiguria në sektorin e energjisë dhe disa borxhe në punët publike i janë shtuar barrës fiskale meqenëse ato do të kërkonin shpenzime të sektorit publik në të ardhmen. Veç kësaj, borxhi publik i Shqipërisë, një pjesë e madhe e së cilës është i brendshëm, ka një komponent të konsiderueshëm afatshkurtër, që nënkupton riskun e rifinancimit.”
Ministri i Financave ka theksuar në këtë tryezë se “stabilizimi dhe ulja graduale e borxhit publik në kohë, mbetet një përparësi kryesore e qeverisë,”
BB kërkon që të sigurohet përgjegjshmëria fiskale, siç është miratimi i një rregulli fiskal. Disa nga masat e propozuara, nënvizohet në njoftimin për mediat do të kishin nevojë për konsensus të gjerë politik.
Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.3%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2883
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit
26 Nëntor, 13:39
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39