FMN: Çekuilibrat u
përkeqësuan ndjeshëm

FMN: Çekuilibrat u<br />përkeqësuan ndjeshëm
TIRANE- Në delaratën përmbyllëse të misionit të FMN-së akuzohet direkt qeveria e mëparshme se ka lejuar që të grumbullohen shumë probleme, duke nisur nga akumilimi i faturave të panumërta të papaguara. “Borxhi publik ka arritur një nivel të panjohur më parë për Shqipërinë, pjesërisht për shkak të akumulimit të faturave të papaguara dhe detyrimeve të prapambetura të qeverisë.

Kthimi në rrugën e qëndrueshmërisë së borxhit do të kërkonte një angazhim të fortë për një konsolidim fiskal të qëndrueshëm në afatin e mesëm, duke filluar nga buxheti i vitit 2014, i mbështetur në politika konkrete dhe reforma strukturore që adresojnë rrënjën e problemit të defiçiteve të larta”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, FMN ra dakord që korrigjimi nuk mund të kryhet menjëherë. “Pozicioni i dobët i ciklit ekonomik vendos një limit të sipërm në madhësinë e korrektimit të menjëhershëm që Shqipëria mund të ndërmarrë pa patur pasoja negative ekonomike dhe sociale.

Ringjallja e kreditimit do të varet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe e faturave të papaguara dhe pastrimi i bilanceve të bankave dhe firmave private”, shton deklarata.
FMN fajëson qartazi qeverinë Berisha, duke thënë se “devijimet fiskale në pjesën e parë të vitit 2013 rrjedhin kryesisht nga performanca e dobët e të ardhurave tatimore, së bashku me akumulimin e një stoku të madh faturash të papaguara dhe detyrimesh të prapambetura (kryesisht në dy vitet e fundit)”.  

Misioni rekomandon që autoritetet të angazhohen për një objektiv dhjetëvjeçar ambicioz, por të arritshëm, për të ulur borxhin në 40 për qind të PBB-së, si dhe për një objektiv të ndërmjetëm që synon që borxhi të shkojë afër nivelit 60% të PBB-së në pesë vjet. Kjo kërkon politika të kundërta me ato, që aplikoi qeveria Berisha gjatë tetë viteve, kur rritja e borxhit publik u la e lirë. 
 
Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë