FMN dhe BB, raport për sistemin
financiar e bankar në Shqipëri

FMN dhe BB, raport për sistemin<br />financiar e bankar në Shqipëri
SHBA- Raporti i vlerësimit të sistemit Financiar në Shqipëri, i realizuar nga ekspertë të Fondit Monetar dhe Bankës Boterore thekson se “edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, ç'ekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe”

Raporti, i cili u bë publik sot, vëren se "politikat zbutëse kanë shteruar, ndërkohë që një pjesë e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën EURO, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme", shkruhet në raport për vitin 2013.

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve.

"Bankat zotërojnë sasi të mëdha të fondeve të emetuara nga qeveria gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të çmimit të borxhit. Bilancet – thuhet në raport - janë përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqija dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për t’u përballur me goditjet".

Edhe orientimi i fortë ndaj Euros konsiderohet një burim tjetër dobësie, ndërkohë që vlerësohet se "rreziku sistemik është rritur së fundmi edhe me krijimin e fondeve të investimit.

Ndërsa këto fonde kanë ndihmuar në diversifikimin e blerësve të bondeve qeveritare, ato nuk janë të monitoruar dhe rregulluar ashtu siç duhet", vlerësohet në raportin ku propozohen dhe një sërë rekomandimesh të cilat duhet të mbahen parasysh nga autoritetet financiare shqiptare
 
Marrë nga “Zëri i Amerikës”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç