FMN-ja theksoi sot se diskutimet për një plan të ri ndihme për Greqinë pritet të jenë të vështira dhe do të nevojitej fillimisht një angazhim konkret të evropianëve për lehtësimin e borxhit të vendit.
"Rruga pritet të jetë shumë e vështirë, ne jemi vetëm në fillim të procesit", deklaroi zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Gerry Rice duke shtuar se pjesëmarrja e ardhshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar për shpëtimin e Greqisë do të varej nga përfundimi i diskutimeve të ardhshme mbi reformat dhe borxhin.