FMN: Ekonomia globale e dobët
dhe në 2013-ën

FMN: Ekonomia globale e dobët <br />dhe në 2013-ën
WASHINGTON- Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se ekonomia botërore mbetet e dobët dhe pritet rritje më e ngadalshme gjatë vitit të ardhshëm. Një parashikim i tillë u bë nga FMN një muja më parë.

Në raportin e Parashikimit Botëror Ekonomik, FMN-ja parashikon se ekonomia globale do të rritet 3.3% vitin e ardhshëm, më pak se 3.5% sa ishte parashikimi i paraqitur në muajin korrik. Sipas raportit, kriza me gjasë do të vazhdoj derisa politikbërësit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të ndërmarrin aksion për tu marrë me sëmundjet ekonomike. Raporti parashikon rënie të GDP për 0.4% në eurozonë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me pozicion të rrezikshëm për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave. Në raportin e FMN-së theksohet se ekonomitë udhëheqëse në zhvillim, siç janë Kina, India, Rusia dhe Brazili, po ashtu, do të kenë rritje më të vogël.

Për vitin 2012 dhe 2013 FMN "tkurrë" pritshmëritë, si dhe paralajmëroi se ishte sërish pesimiste për prespektivat ekonomike të këtij shteti, që cilësohet si një prej motorrëve më të fuqishëm të përmirësimit të krizës globale financiare. FMN sqaroi se konsolidimi fiskal është ende i dobët në sistemin financiar, një problem ky i njëjtë me atë që pllakosi botën që prej krizës financiare që shpërtheu në vitin 2008.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?