FMN: Ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020, ruani rezerva për një pandemi më të rëndë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë përmbyllëse të ekipit të Misionit të Monitorimit Pas Programit për shpërndarje të menjëhershme.

Sipas raportit të tyre, parashikohet që ekonomia do të rimëkëmbet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2020 dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë vitit 2021, me zbutjen e efektit të goditjeve dhe me vijimin e rindërtimit pas tërmetit. Më tej ata shtojnë se inflacioni parashikohet të vijojë të jetë i ulët.

"Ne e përkrahim qëndrimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur një politikë lehtësuese monetare dhe regjim të lirë të kursit të këmbimit. Mbështetja për ekonominë duhet të vijojë në vitin 2021, por me rimëkëmbjen e rritjes ekonomike, buxheti duhet të përpiqet të arrijë edhe një rënie modeste të nivelit të borxhit", shkruhet në raport.

Ata kanë sugjeruar që autoritetet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare gjatë vitit 2021, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, pasi risqet ndaj aktivitetit anojnë kryesisht nga ana rënëse. Sipas tyre vijimi i rindërtimit pas tërmetit duhet të bazohet në një kuadër solid institucional me transparencë dhe llogaridhënie.

"Ka nevojë për të përgatitur masa rezervë në rast të një pandemie më të rëndë. Financat publike—baraspeshim mes mbështetjes për ekonominë dhe adresimit të hendeqeve në zhvillim, me nevojën për të rikrijuar hapësirë për manovrim me politika buxhetore dhe për të ulur borxhin Rritja e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020 për të zbutur ndikimin e krizave është e përligjur", shkruan FMN.

Përsa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë ata parashikojnë se mund të tkurret me 7.5% në vitin 2020. Deri në fund të këtij viti parashikohet që borxhi publik të rritet pak mbi 80% të PBB-së.

"Për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe ndaj dërgesave të emigrantëve, ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020. Defiҫiti fiskal parashikohet të rritet në rreth 7 përqind të PBB-së dhe borxhi publik pak mbi 80 përqind të PBB-së deri në fund të vitit 2020. Mbështetja financiare ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të FMN-së, si dhe emetimi i Eurobondit në qershor do të ndihmojë në mbulimin e nevojave për financim.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për t’i lehtësuar përkohësisht rregullat për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive mund të vonojë kohën kur ndikimi i goditjeve në cilësinë e aktiveve dhe pozicionin e kapitalit mund të vlerësohet me saktësi. Ne theksojmë rëndësinë e ruajtes së rregullave për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive në mënyrë që humbjet e mundshme të bankave të vlerësohen sa më saktë është e mundur", shkruan FMN.

Më tej ata shtojnë se risku i një pandemie më të rëndë kërkon gatishmëri për t’u përshtatur dhe për të ruajtur stabilitetin dhe nënvizojnë se duhet të ruhen rezerva për rastet më të vështira. FMN deklaron se rindërtimi duhet të bazohet në transparencë.

Deklaratë përmbyllëse e ekipit të Misionit të Monitorimit Pas Programit për shpërndarje të menjëhershme:

Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të ekipit të FMN-së në mbyllje të një vizite virtuale nga një ekip zyrtar (ose “misioni”). Misionet kryhen si pjesë e konsultimeve të rregullta (zakonisht vjetore) në bazë të Nenit IV të Statutit të FMN-së, në kuadër të një kërkese për të përdorur burimet e FMN-së (hua nga FMN), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara nga ekipi ose si pjesë e monitorimeve të tjera që u bën ekipi zhvillimeve ekonomike.

Autoritetet kanë dhënë pëlqimin për publikimin e kësaj deklarate. Pikëpamjet e shprehura në këtë deklaratë janë të ekipit të FMN-së dhe nuk përfaqësojnë medoemos pikëpamjet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Mbështetur në konstatimet paraprake të këtij misioni, ekipi do të përgatisë një raport i cili, në varësi të aprovimit nga instancat drejtuese, do t’i paraqitet Bordit Ekzekutiv të FMN-së për diskutim dhe vendimmarrje. Uashington, D.K. – 28 shtator 2020.

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, zhvilloi një vizitë virtuale gjatë periudhës 17-28 shtator 2020, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP). Procesi i MPP-së është instrument mbikëqyrjeje i rregullt në ato vende që kanë një nivel kredie të pashlyer të FMN-së, në mbi 200 për qind të kuotës.

Misionet e MPP-së kanë fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet për aftësinë ripaguese ndaj FMNsë. Në përfundim të vizitës, misioni doli me këtë deklaratë: Pikat kryesore Tërmeti i muajit nëntor 2019 dhe pandemia e COVID-19 kanë pasur pasoja të mëdha për jetën e njerëzve dhe ekonominë e Shqipërisë. Falë menaxhimit të përshtatshëm të politikave dhe kushteve financiare lehtësuese në botë, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqipërisë është ruajtur.

Kapaciteti i Shqipërisë për t’i kthyer huanë Fondit është gjerësisht i përshtatshëm, por risqet janë rritur për shkak të krizave. Krahas një pandemie botërore më të rëndë, risqet kryesore vijnë nga defiҫitet dhe borxhi i rritur publik, dobësitë në financat publike dhe nga një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme. Menaxhimi i këtyre risqeve mes pasigurive të mëdha do të kërkojë mbështetjen e vazhdueshme për ekonominë, duke rikrijuar gradualisht hapësirën për manovrim të politikave ndërkohë që rimëkëmbja të hedhë rrënjë, si edhe mbikëqyrje më të afërt të sektorit financiar.

• Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, si dhe të jetë objekt i transparencës dhe i llogaridhënies. Duhen krijuar hapësira për të mbështetur aktivitetet thelbësore dhe për të mbrojtur grupet më të cënuara, duke përfshirë edhe kufizimin e shpenzimeve jo prioritare dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve.

• Kur pasojat e krizave të zbuten, që të rikrijohen hapësira manovrimi për politikën buxhetore, do të ketë rëndësi kritike rifillimi i një konsolidimi modest fiskal duke filluar nga viti 2021, që duhet te forcohet më tej, mbështetur në një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat.

• Autoritetet duhet t’i dyfishojnë përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat tatimore nëpërmjet ngritjes së një sistemi më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor i cili nxit rritjen ekonomike. Rritja e të ardhurave fiskale ka rëndësi kritike për të mbështetur nevojat më të larta për shpenzime të njerëzve dhe të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kufizohen dhe menaxhohen risqet e rritura fiskale dhe të fuqizohet menaxhimi i burimeve publike, sidomos i investimeve publike, në mënyrë që të përftohet më shumë vlerë prej parave të shpenzuara.

• Kërkohet punë shumë e madhe për të ruajtur stabilitetin financiar duke mbështetur ndërkohë huamarrësit e goditur nga krizat.

• Ka nevojë për të përgatitur masa rezervë në rast të një pandemie më të rëndë. Financat publike—baraspeshim mes mbështetjes për ekonominë dhe adresimit të hendeqeve në zhvillim, me nevojën për të rikrijuar hapësirë për manovrim me politika buxhetore dhe për të ulur borxhin Rritja e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020 për të zbutur ndikimin e krizave është e përligjur.

Për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe ndaj dërgesave të emigrantëve, ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020. Defiҫiti fiskal parashikohet të rritet në rreth 7 përqind të PBB-së dhe borxhi publik pak mbi 80 përqind të PBB-së deri në fund të vitit 2020. Mbështetja financiare ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të FMN-së, si dhe emetimi i Eurobondit në qershor do të ndihmojë në mbulimin e nevojave për financim.

Parashikojmë që ekonomia do të rimëkëmbet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2020 dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë vitit 2021, me zbutjen e efektit të goditjeve dhe me vijimin e rindërtimit pas tërmetit. Inflacioni parashikohet të vijojë të jetë i ulët dhe ne e përkrahim qëndrimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur një politikë lehtësuese monetare dhe regjim të lirë të kursit të këmbimit. Mbështetja për ekonominë duhet të vijojë në vitin 2021, por me rimëkëmbjen e rritjes ekonomike, buxheti duhet të përpiqet të arrijë edhe një rënie modeste të nivelit të borxhit.

Progres i mëtejshëm në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së defiҫitit fiskal duhet të 0 10 20 30 40 50 60 70 80 90 MNE ALB SRB MKD BIH KOS Emerging Europe 2019 2020 Public Debt: Regional Comparison (Percent of GDP) Source: IMF, ËEO database. trupëzohet në një program buxhetor afatmesëm të besueshëm.

Gjatë vitit 2021, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, pasi risqet ndaj aktivitetit anojnë kryesisht nga ana rënëse. Vijimi i rindërtimit pas tërmetit duhet të bazohet në një kuadër solid institucional me transparencë dhe llogaridhënie. E mirëpresim ndryshimin e bërë kohët e fundit në rregullin fiskal për të pasur një bilanc primar të paktën zero duke filluar nga vitit 2023 dhe vërejmë se ky kusht duhet parë si dysheme dhe jo si objektiv.

Mbështetja buxhetore duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, dhe subjekt i transparencës dhe llogaridhënies dhe me masa adekuate kontrolli të menaxhimit të financave publike (MFP). Anashkalimi i nevojshëm i procedurave të MFP-së gjatë situatës së jashtëzakonshme, duhet vënë sa më shpejt brenda rregullave dhe fondet e rindërtimit të tërmetit duhet t’u nënshtrohen masave adekuate kontrolluese të MFP-së, përfshirë planifikimin nëpërmjet procesit buxhetor.

Është e rëndësishme të sigurohen procedurat e duhura të prokurimit, monitorim adekuat dhe raportim në kohën e duhur, mbikëqyrje adekuate dhe auditime të pavarura të mëpasshme. Përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e kuadrit ligjor të parandalimit të pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmit duhet të vijojnë. Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen.

 Theksojmë rëndësinë e përfundimit, miratimit dhe fillimit të zbatimit të një strategjie solide afatmesme për të ardhurat në vitin 2021, pas konsultimeve të nevojshme publike. Një nivel i lartë të ardhurash tatimore është thelbësor për mbështetjen e investimeve shumë të nevojshme në kapitalin fizik dhe atë njerëzor, duke ulur ndërkohë defiҫitet fiskale dhe raportin e lartë të borxhit publik. Sistemi tatimor i Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc e kanë cënuar stabilitetin dhe transparencën. Një sistem tatimor më i drejtë, më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent mund ta fuqizojë mobilizimin e të ardhurave buxhetore, duke përmirësuar ndërkohë klimën e investimeve dhe duke ulur informalitetin. Përgatitja në proces e një strategjie afatmesme për të ardhurat ofron një mundësi të mirëpritur për të shqyrtuar dhe riprojektuar në mënyrë të gjithanshme sistemin tatimor dhe duhet të vijojë pa vonesa të mëtejshme.

Ka një nevojë urgjente për të fuqizuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve. Projektet duhen përzgjedhur nga një listë projektesh e gatshme e cila ka kaluar nëpër një proces rigoroz përgatitjeje, vlerësimi dhe prioritizimi që duhet të kontribuojnë mjaftueshëm në një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse. 10 15 20 25 30 2003 2005 2007 2009 2011 2013 2015 2017 2019 Albania Average for Ëestern Balkans, excl. Albania Tax Revenue (Percent of GDP) Sources: IMF, ËEO database; and IMF staff calculations.

Ritheksojmë thirrjen që kemi bërë për një proces të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike, përfshirë edhe partneritetet publike-private (PPP). Përdorimi i PPP-ve me propozim të pakërkuar duhet të vazhdojë të parandalohet. Risqet fiskale po rriten dhe duhen monitoruar dhe menaxhuar me kujdes. Nevojiten përpjekje të forta për të vlerësuar dhe menaxhuar me rigorozitet jo vetëm ndikimin e drejtpërdrejtë në buxhet, por edhe detyrimet e kushtëzuara që lindin nga PPP-të. Ligji për PPP-të me të drejtë ka fuqizuar rolin e filtrit që luan Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), e cila duhet të rrisë kapacitetet për të përmbushur këtë detyrë të rëndësishme. MFE duhet të monitorojë nga afër si dhe të raportojë dhe buxhetojë në mënyrë transparente për dy skemat e fundit të dorëzanisë shtetërore.

 Duhet të vijojë puna për përmirësimin e ecurisë së sektorit shtetëror të energjisë elektrike dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore (NSH-ve). Mbetemi të shqetësuar që Korporata Shqiptare e Investimeve (KSHI) do të sjellë risqe të reja fiskale kur të fillojë nga puna. Autoritetet duhet të shmangin krijimin e detyrimeve të reja të prapambetura të shpenzimeve buxhetore dhe në rimbursimin e TVSH-së dhe t’i qëndrojë planit për shlyerjen e stokut ekzistues. Këto detyrime të prapambetura, jo vetëm që cënojnë klimën e biznesit dhe besimin tek qeveria, por dëmtojnë edhe flukset monetare të bizneseve në një kohë kur tashmë janë nën trysni për shkak të krizave.

Ne e mirëpresim progresin e bërë deri tani për shlyerjen e stokut të detyrimeve të prapambetura të TVSH-së. Një zgjidhje përfundimtare e detyrimeve të prapambetura të TVSH-së kërkon parashikime realiste të të ardhurave, shkëputjen e rimbursimit të TVSH-së nga arkëtimi dhe fuqizimin e masave kontrolluese buxhetore. Po të kemi parasysh nivelin e rritur të borxhit dhe nevojat e larta bruto për financim, duhen rritur përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e likuiditetit dhe të borxhit. Sektori financiar - të ruhet stabiliteti financiar duke mbështetur ndërkohë huamarrësit e goditur nga krizat Sistemi bankar ka vijuar të jetë deri tani i qëndrueshëm dhe likuid, por ka xhepa cenueshmërie dhe aftësia e tij rezistuese do të vihet në provë nga krizat. Në veçanti, niveli relativisht i lartë i kredive me probleme ka mundësi të rritet për shkak të ndikimit që ka pandemia tek huamarrësit. Po të kemi parasysh se goditjet janë veçanërisht të forta dhe ndikimi i tyre i plotë mund të duket në bilancet e bankave vetëm pas disa kohësh, rritja e pikave të cënueshme në banka mund të mos diktohet në kohën e duhur nëse nuk mbahen nën monitorim dhe menaxhohen me kujdes nga Banka e Shqipërisë. Një prioritet afatshkurtër për Bankën e Shqipërisë është monitorimi nga afër dhe orientimi i ristrukturimit të portofoleve të kredive të bankave. Mbështetim ristrukturimin e kujdesshëm të kredive nga bankat, aty ku është i nevojshëm për të mbështetur huamarrësit që kanë marrë goditje. Është e nevojshme të sigurohet kujdesi dhe njëtrajtshmëria e praktikave të ristrukturimit që ndjekin bankat.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për t’i lehtësuar përkohësisht rregullat për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive mund të vonojë kohën kur ndikimi i goditjeve në cilësinë e aktiveve dhe pozicionin e kapitalit mund të vlerësohet me saktësi. Ne theksojmë rëndësinë e ruajtes së rregullave për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive në mënyrë që humbjet e mundshme të bankave të vlerësohen sa më saktë është e mundur. Mbështesim vendimin për të pezulluar shpërndarjen e dividendëve deri në fund të vitit 2020 dhe rekomandojmë të mbahet në zbatim deri sa të dihet ndikimi i plotë i pandemisë dhe të vlerësohet pozicioni i kapitalit të bankave, në bazë të rregulloreve vendase por edhe në bazë të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF-9), për të mundësuar kështu amortizimin e humbjeve të ardhura nga krizat. Bazuar në mbikqyrjen sipas riskut, Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë nga afër pozicionin e kapitalit të bankave të cënueshme. Aty ku ka mungesa, një plan i besueshëm për rimëkëmbjen e kapitalit duhet të miratohet, ndërsa përkohësisht kapitali mund të lejohet të bjerë nën kufijtë rregullatorë.

Autoritetet duhet të përgatiten për një rritje të mundshme të kredive me probleme dhe të vijojnë të përmirësojnë kuadrin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Duhen rritur përpjekjet:

i) për të vënë në funksionim dhe zbatuar me shpejtësi dhe besueshmëri kuadrin e paaftësisë paguese dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme;

 ii) për të zbatuar kuadrin rregullator për ristrukturimin jashtëgjyqësor të kredive; dhe

iii) për të pasur progres në reformën e përmbarimit. Me rëndësi do të ishin edhe përmirësimet e procesit gjyqësor. Nevojitet vijimi i punës për të harmonizuar kuadrin rregullator të Shqipërisë me standardet ndërkombëtare. Procesi i zbatimit duhet të vijojë, pavarësisht se bankave mund t’i jepet një periudhë mjaftueshëm e gjatë e zbatimit me faza për të shmangur prociklizimin dhe pengesat e punës gjatë pandemisë. Rekomandojmë ndjekjen nga afër të risqeve që vijnë nga huadhënia mes palëve të lidhura, huadhënia ndërkufitare dhe ekspozimet e mëdha. Risku i një pandemie më të rëndë–gatishmëri për t’u përshtatur dhe për të ruajtur stabilitetin Kjo pasiguri e paprecedentë e pandemisë nënvizon rëndësinë që ka planifikimi i rezervave.

Në rastin e një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të marrin masa të reja për të siguruar ofrimin adekuat të kujdesit shëndetësor dhe për të mbrojtur grupet më në nevojë, duke identifikuar mundësitë për rishpërndarje të buxhetit dhe financime shtesë dhe për të mbajtur likuid tregun e brendshëm financiar.

Autoritetet duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të marrë këto masa si edhe masa të tjera që mund të jenë të nevojshme, duke ruajtur ndërkohë stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Në përfundim, dëshirojmë të falënderojmë autoritetet dhe të gjithë bashkëbiseduesit e tjerë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe diskutimet e frytshme.

(Kliko këtu për të lexuar konkluzionet e raportit të FMN)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 29/09/2020 07:57

    Mund te fm n se ka mashtrua njerezi dhe eshte piramite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar