TIRANË – FMN-ja ka emëruar në Shqipëri, përfaqësuesin e saj të ri, z.Jens Reinke. Lidhur me këtë emërim, z.Nadeem Ilahi, Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, dha deklaratën e mëposhtme për shtyp: “Jam shumë i kënaqur të njoftoj emërimin e Përfaqësuesit të ri Rezident të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, që pritet të fillojë detyrën e tij në korrik 2014.
Z. Reinke, shtetas gjerman, ka punuar për FMN-në që nga viti 2004. Aktualisht ekonomist i lartë në departamentin e Afrikës, Z. Reinke ka eksperiencë të gjerë, përfshirë edhe në vende që kanë program me FMN-në. Ai ka përfaqësuar FMN-në në shtete të ndryshme të Afrikës, Europës Jugore, Azisë, Paqësorit, dhe Amerikës Latine.
Para se të fillonte punë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Z.Reinke ka punuar si pedagog si edhe në bankën qendrore. Ai mban titullin “Professor” nga London School of Economics.”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com