FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare

FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare

Takimi i Gent Sejkos me FMN

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga zj. Anke Ëeber ku është diskutuar mbi ecurinë ekonomike, stabilitetin financiar si dhe inflacionit. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri është mbajtja e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të Artikullit IV.

Guvernatori është shprehur se ecuria ekonomike e mirë është shoqëruar edhe me rënie të shpejt të inflacionit, i cili po mbahet në monitorim për ta kthyer në objektiv prej 3% brenda vitit 2025. Referuar të dhënave më të fundit nga INSTAT-i, ekonomia shqiptare ka pasur një rritje prej 4% gjatë gjysmës së dytë të vitit. Kjo rritje i atribuohet kryesisht bilanceve të shëndosha financiare të bizneseve dhe familjeve, ambientit stimulues financiar, si dhe rritjes së të ardhurave.

Në fokus të këtij takimi ka qenë edhe kursi i këmbimit, ku përfaqësuesit e FMN-së i kanë sugjeruar Bankës së Shqipërisë të vijojë të ndjekë një kurs të lirë këmbimi, pasi ka pasur ndikim pozitiv në reduktimin e inflacionit.

Guvernatori theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetarë e financiarë të vendit, ku normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka bërë të mundur reduktimin e presioneve inflacioniste.

E.Gj/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate