TIRANE - “Procedurat, udhëzimet dhe rregulloret e brendshme të bankës janë në përputhje me ligjin dhe garantojnë sigurinë e saj”. Këtë deklaroi një ditë më parë Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, pas mbledhjes së jashtëzakonshme me dyer të mbyllura në deklaratën zyrtare të mëpasshme, ku i faturohej moszbatimit të rregullave dhe shkeljeve nga ana e punëtorëve, vjedhja e 713 milionë lekëve nga arka e Bankës së Shqipërisë.
Por një dokument zyrtar i një muaji më parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka reflektuar se baza rregullatore dhe procedurat e auditimit që Banka e Shqipërisë përdor, nuk janë më të mirat e përdorura sipas standardeve ndërkombëtare.
Në këtë pjesë të dokumentit të FMN thuhet se strukturës qeverisëse të bankës, i mungon mbikqyrja efektive e auditimit te brendshëm, raportimit financiar, si dhe çëshjteve të kontrollit.

FMN thekson se janë të paqarta gjithshtu në rregullore dhe politikat dhe procedurat për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm.
Në lidhje me këto, Fondi Monetar Ndërkombëtar i kishte propozuar Bankës së Shqipërisë ngritjen e një Këshilli të posaçëm , i cili duhet të mbikqyrë auditimin e brendshëm. Për këtë ajo duhet të përbëhej nga persona jashtë rrethit ekzekutiv të bankës.
Pra, të mos jetë në varësinë e drejtuesve të saj, një rekomandim që ka pasur për qëllim shkëputjen e këtij procesi nga influenca dhe kontrolli i drejtuesve më të lartë të bankës.
FMN i ka kërkuar bankës të miratojë një politikë formale për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm dhe rotacionit të tij.

Fondi i kishte rekomanduar gjithashtu bankës, që të ndërmarrë një vlerësim të posaçëm mbi cilësinë e funksionimit të auditit të brendshëm, i cili, siç do të zbulohej një muaj më vonë, kur u bë publike vjedhja, ka dështuar për katër vjet me radhë të diktonte apo parandalonte grabitjen e parave nga Thesari.
Vetë Banka e Shqipërisë ka qenë zyrtarisht në dijeni, se auditi dhe kontrollet e brendshme financiare, si dhe procedurat e tjera, nuk kanë qenë në përputhje me standardet financiare.
Vetë banka shtonte se do të përforcohet auditimi dhe kontrolli i brendshëm financiar, në përputhje me rekomandimet e misionit të fundit të FMN-së, për masat mbrojtëse dhe parandaluese”.
Banka ishte zotuar se do të ndërmarrë hapa për harmonizimin e procedurave të auditimit të brendshëm të bankës me praktikat dhe standardet ndërkombëtare.
Auditi i brendshëm dhe ai i jashtëm ishin hallkat kyç, që dështuan në parandalimin e vjedhjes së 713 milionë dollarëve për më shumë se katër vjet me radhë. Dhe, këto hallka duket se kanë qenë problematike prej vitesh.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Vjedhja e BSH, do pyeten gjithë drejtorët, përfshirë dhe Fullanin
për Këshillin gjithçka është 'OK'Editorial/ Përgjegjësia mbi Fullanin…">