TIRANE- Ikja e misionit të FMN pa paraqitur rezultatet e bisdeimeve dypalëshe me autoritetet shqiptare duket se nuk eshte kushtëzuar vetëm nga skandali i vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pranuar në një takim informal me gazetarët se negociatat ishin të vështira, duke përmendur këtu se nuk është rënë dakord nga qeveria shqiptare lidhur me qendrimin e Fondit Monetar për investimet, taksat për vitin e ardhshëm dhe reformën në sektorin energjetik.
Tashmë që rritja e çmimit të energjisë – që vendoset nga Enti Rregullator dhe jo nga Ekzekutivi – është e sigurtë, nuk përjashtohet më mundësia e rritjes së disa taksave. Në momentet e diskutimit të parë të marrëveshjes me FMN, ky i fundit këmbënguli edhe për disa taksa jourgjente, që duhej të adoptoheshin nga qeveria shqiptare vetëm në rast se nuk arriheshin objektivat e parashikuara nga administrata e saj fiskale. Ndër to u përmendën: reduktimi I statusit të biznesit të përjashtuar nga TVSH për shërbimet arsimore; vendosja e një takse 2 përqind për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës; rritja e pagesës vjetore për makinat e përdorura me 50 përqind; vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës për ndërtimet me përqindje; zbatimi I Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për telefonatat që vijnë nga jashtë vendit.
Po kështu, u propozuan si masa rezervë për taksat një taksë e sheshtë mbi të gjithë banorët që udhëtojnë jashtë vendit dhe rritje të taksave mbi të ardhurat nga interesat, aksionet, dividentët, qiratë apo pagesat për pronësi intelektuale nga 10 në 12 për qind. Ende nuk dihet në se qeveria ka kundërshtuar të gjitha këto taksa të reja apo një pjesë prej tyre, por largimi i misionit pa arritur në një konkluzion tregon se FMN ka kërkuar kohë dhe konsultime në Uashington para se të arrijë në një konkluzion se cilat do të jenë sugjerimete saj dhe, ç’është më e rëndësishmja, do të jepet apo jo kësti i tretë i huasë prej 24 milionë eurosh. Cani pohoi se negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk janë mbyllur ende.
Banka lidhur me ngjarjet e fundit në Bankën e Shqipërisë, kreu i Financave deklaroi se stabiliteti financiar në vend është i sigurtë. I pyetur lidhur me situatën financiare të vendit pas arrestimit, mbrëmjen e 5 shtatorit, të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ministri Cani theksoi se fati i stabiliteti financiar i vendit nuk varet nga një individ i vetëm.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com