Koncesionet e dhëna vitet e fundit nga qeveria, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar janë një rrezik i madh fiskal. Në raportin më të fundit të Transparencës fiskale, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur shqetësimin e mungesës së një regjistri për partneritetet publik-privat për të vlerësuar ndikimin që ato kanë në buxhet.
FMN vlerëson se ndonëse koncesionet publik-privat nuk kërkojnë investim, qeveria shpesh paguan para për to nga buxheti. Kjo për shkak se në shumë raste qeveria ka marrë përsipër ti kompensojë privatët nëse ata nuk arrijnë fitimin e synuar dhe sipas FMN-s, kostoja është duke u rritur me shpejtësi.
FMN ka bërë të ditur se janë 55 koncesione që janë dhënë nga qeverit ndër vite, të cilat në total zënë 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sipas FMN koncesioni i skanimit në dogana është sa 2% e PBB, ndërsa chek-up në shëndetësi dhe menaxhimi e mbeturinave në Elbasan është 1% e PBB.
Po kështu vlerësohet se projektet e rrugëve Durrës-Kukës dhe ajo e Arbërit janë sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në raportin e Transparencës Fiskale për Shqipërinë ngrihet edhe shqetësimi i rishkimit të shpeshtë të buxhetit. Sipas FMN rishkimi me ulje i buxhetit për shkak të të mungesës së të ardhurave, ul besueshmërinë ndaj qeverisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com