FMN: Kosova ka përmbushur
kriteret e marrëveshjes "Stand By"

FMN: Kosova ka përmbushur<br />kriteret e marrëveshjes "Stand By"
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret e parashikuara në me marrëveshjen “Stand By”, thonë zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. Misioni i FMN-së ka qëndruar në Kosovë që nga 28 maji, vizitë kjo që ka pasur për qëllim kompletimin e katërt të marrëveshjes "Stand by Arrangment (SBA)".

Kjo marrëveshje ka për qëllim mbështetjen e një programi për të lehtësuar presionet fiskale të vendit. Përmes programit "Stand By", i cili ka filluar para dy vitesh, Kosova ka përfituar rreth 107 milionë euro, ndërsa 5 milionë euro ende nuk janë derdhur në buxhetin e Kosovës.

Udhëheqësi i FMN-së për Kosovën, Johannes Wiegand, gjatë një konference për media, ka theksuar se "qeveria ka plotësuar kriteret e marrëveshjes, ndërsa sektori financiar dhe bankar gjendet në pozitë të mirë".

"Kosova", ka thënë ai, "e ka përballuar krizën e Eurozonës shumë më lehtë se vendet tjera të rajonit, për shkak të lidhjeve të pakta me vendet e prekura nga kriza, por edhe për shkak të remitancave që Kosova merr nga diaspora". 

“Hapat kryesorë për të cilët është arritur marrëveshje janë tiparet fiskale për vitin 2013-të dhe parametrat kryesorë për buxhetin e vitit 2014, i cili do të zhvillohet në bazë të rregullës fiskale e cila do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, nga fundi i këtij muaji. Gjithashtu ka pasur progres në reformat e sistemit financiar”, tha Wiegand.

Ministri i Financave të Kosovës, theksoi se marrëveshja po shkon drejt vlerësimeve pozitive dhe drejt një diskutimi të detajuar të politikave ekonomike të Republikës së Kosovës. 

Pas shumë takimeve më zyrtarë të FMN-së, ai tha se kanë arritur pajtim në të gjitha pikat e marrëveshjes.

Ministri i financave të Kosovës se vendi është duke ecur mirë sa i përket performancës ekonomike dhe fiskale. 

Ndërsa sa i përket sektorit financiar, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, tha se ky sektor është stabël dhe likuid. 

Gjatë takimeve që janë zhvilluar mes zyrtarëve qeveritare dhe atyre të Fondit Monetar Ndërkombëtar, është diskutuar edhe për buxhetin e këtij viti, por edhe projeksionet buxhetore për vitin 2014.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)