FMN: Kriza ekonomike botërore
mund të zgjasë më shumë se 10 vjet

FMN: Kriza ekonomike botërore<br />mund të zgjasë më shumë se 10 vjet
BUDAPEST-  Cikli i krizës ekonomike ndërkombëtare që filloi në vitin 2008 mund të zgjasë më shumë se 10 vjet, theksoi kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), francezi, Olivier Blanchard, në një intervistë të dhënë në faqen e internetit portfolio.hu.

"Kjo nuk është një dekadë e humbur, por kjo do të marrë të paktën një dhjetëvjeçar duke nisur nga fillimi i krizës, që ekonomia botërore të kthehet në një gjendje të mirë'', theksoi kryeekonomistit në këtë intervistë.

Duke kërkuar më shumë solidaritet mes vendeve anëtare të zonës euro dhe një riforcim të integrimit evropian në nivelin e politikave ekonomike dhe buxhetore, Olivier Blanchard theksoi se Evropa do të shkojë përpara, për ta bërë monedhën e përbashkët një sukses.

"Ajo nuk mund të qëndrojë këtu ku ndodhet. Mendoj se asnjë nuk dëshiron të shkojë prapa'', shtoi ai.

"Kur një vend ndodhet në vështirësi, të tjerët duhet t'i vijnë në ndihmë me mënyra të ndryshme, jo vetëm me solidaritet, sepse trazirat në një vend mund të ndikojnë në vende të tjera'', nënvizoi Blanchard. "Për këtë arsye propozimet për një union buxhetor dhe një union bankar janë kaq të rëndësishme'', deklaroi ai.

(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja