FMN “përplaset” sërish me
qeverinë për rritjen ekonomike

FMN “përplaset” sërish me <br />qeverinë për rritjen ekonomike
TIRANE - “Përplasje” e re shifrash mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se rritja ekonomike e vendit për vitin e kaluar ka qenë 1.5 për qind.

Ndërkohë, në një dokument të FMN-së të publikuar sot, dhe që u referohet vlerësimeve të grupit të ekspertëve të Fondit që vizituan Shqipërinë në tetor të vitit të kaluar, përsëritet një shifër e mëparshme, prej 0.5 përqindësh.

Ky nuk është i vetmi rast i mospërputhjeve të vlerësimeve. Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare duhet të jetë rritur në nivel 0.8 për qind gjatë vitit 2012.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i bën thirrje qeverisë shqiptare të paguajë subjektet private për punët e kryera në infrastrukturë, të porositura prej Ekzekutivit, pasi sipas FMN, një gjë e tillë ka ndikuar fuqishëm në rritjen e ndjeshme të kredive të këqija që po rriten me shpejtësi.

Nga ana tjetër, Fondi këshillon që në dobi të zgjidhjes së problemeve afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë, duhet të forcohet e drejta e pronës dhe zbatimi i kontratave, ndërkohë që bën thirrje për një thjeshtëzim të sistemit të taksave.

Të ardhurat buxhetore, duke filluar nga viti 2008, kanë nisur një tendencë në rënie, që nuk po ndalet, theksojnë nga ana tjetër ekspertët e FMN.

Fondi rekomandon që të ardhurat nga privatizimet të përdoren për të ulur borxhin publik.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin