Por është e nevojshme që qeveritë të reagojnë menjëherë pasi masat e marra ad hoc për të zbutur rreziqet “kanë nevojë për vite për të dhënë frytet”.
Shtimi i prespektivës për jetën ndikon si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat. “Implikimet financiare e të jetuarit mbi parashikimet janë të shumta: nëse në 2050 mesatarja e moshës do të zgjatet me 3 vjet në krahasim me sa pritet aktualisht, kostot e mëdha të plakjes së popullsisë do të shtohen me 50%”.
Dhe është pikërisht për këtë arsye që qeveritë duhet të nisin menjëherë punën riparuese. Autoritetet duhet të jenë të vetëdijshme mbi rrezikun e jetëgjatësisë dhe të favorizojnë iniciativa për të transferuar rrezikun.
Një kujdes i veçantë i duhet kushtuar një edukimi financiar më të mirë. “Pak qeveri e pranojën rrezikun e jetëgjatësisë. Kur e bëjnë, pranojnë se është i madh”, tregon FMN.
(im/shqiptarja.com)